Lajmet

Facebook zbulon adresën .onion, për të rritur anonimitetin

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Facebook zbulon adresën .onion, për të rritur anonimitetin

sluhntkwxqkvth3jw9rjFacebook zbuloi gjatë javës së kaluar një adresë të re .onion të përgatitur në veçanti për përdoruesit e Tor-it. Ajo nuk di të ju bëjë tërësisht anonime, por ju ndihmon. Nëse dëshironi të jeni tërësisht anonimë gjatë shfletimit të rrjetit social Facebook, kjo nuk do të ndodhë, por Tor është më i mirë se asgjë. Adresa https://facebookcorewwwi.onion/ përdor rrjetin Tor për të fshehur IP adresën tuaj dhe për ta maskuar vendndodhjen tuaj. Ai ju ndihmon edhe për lidhjen në Facebook përgjatë Tor-it pa u paralajmëruar nga Facebook-u që llogaria juaj mund të jetë sulmuar apo që jeni qasur nga një lokacion i pazakonshëm.

Anonimiteti i tërësishëm nuk është i mundshëm, në veçanti kur dihet se si punon Tor dhe sa të dhëna grumbullon Facebook. Sidoqoftë, përdorimi i një adrese të re mund të mbrojë privatësinë tuaj dhe të fshehë shfletimin tuaj të Facebook-ut nga ata që i fusin hundët, në veçanti nëse tashmë jeni të familjarizuar me Tor-in. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>