Lajmet

Facebook zbulon të dhënat e reja të Grafikut Social

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Facebook zbulon të dhënat e reja të Grafikut Social

Facebook-u vazhdon që të zbulojë disa hollësi teknike prapa produkteve të veta për kërkimin, e kësaj here me një pamje të re në Grafikun Social.

Zbulimi i fundit nga rrjeti shoqëror është për LinkBench, që është një bazë e re me të dhëna “benchmark” (etapa) për Grafikun Social, i cili gjatë kësaj jave po lëshohet në GitHub.

Sa për informacion, sipas inxhinierëve të rrjetit Facebook, Grafiku Shoqëror është një strukturë e të dhënave grafike që përfshin një “hartë të madhe” të njerëzve, vendeve dhe gjërave dhe lidhjeve mes tyre.

E njohur si një vegël për zhvilluesit të cilët kanë nevojë që të bëjnë “benchmark” dhe të rregullojnë sistemet e bazave me të dhëna, LinkBench ishte dizajnuar për të përsëritur modelin e të dhënave, strukturën e të dhënave dhe përzierjen e kërkesave të ngarkesës së grafikut shoqëror të MySQL të rrjetit Facebook.

Tim Armstrong, që është kandidat për të marrë titullin e doktorit në shkenca kompjuterike në Universitetin e Çikagos dhe më parë si pjesë e një skuadre të brendshme në inxhinierinë e bazës me të dhëna në Facebook, gjatë ditës së djeshme tha në një postim në blog që LinkBench është një “benchmark”servues i grafikëve – jo një “benchmark” që përpunon grafikë.

Armstrong shpjegoi që ndryshimi është që përshkrimi i parë “përngjason ngarkesën transaksionale nga një shërbim i rrjetit shoqëror interaktiv derisa e dyta bëhet sikur një ngarkesë analitike.”

Ai shtoi: Ne besojmë gjithashtu që komuniteti më i gjerë që është duke punuar në baza me të dhëna dhe aplikacione shoqërore mund të përfitojë nga një “benchmark” real për ngarkim dhe shkarkim të të dhënave të rrjetit shoqëror dhe të strukturave të tjera grafike. Këto aplikacione vendosin shumë sasi unike në infrastrukturën e bazës me të dhëna për shkak të rritjes së shpejt, vëllimit të madh me të dhëna dhe modelet e pasura me të dhëna, por janë disa “benchmark” që testojnë funksionimin për ngarkesa të tilla.”

LinkBench është duke dalë në faqen GitHup në Facebook. (PC World Albanian)

facebook

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>