Lajmet

Facebook zgjerohet përmes blerjes së FriendFeed

Aug 11 2009
0 Shpërndarje
Facebook zgjerohet përmes blerjes së FriendFeed

“Jemi të lumtur të bëjmë të ditur se Facebook ka blerë FreindFeed. Ashtu siç më ka shpjeguar nëna ime, kur dy kompani e duan shumë njëra tjetrën, ato formojnë një investim të strukturuar” shpjegoi bashkautori i FreindFeed Bret Taylor. “Facebook dhe FriendFeed ndajnë një vizion të përbashkët për ti ofruar njerëzve vegla për të shpërndarë dhe për tu lidhur me shokët u tyre. Mezi po presim momentin për tu bashkuar me ekipin dhe për të sjellë inovacionet që kemi zhvilluar në FreindFeed për 250 milion përdoruesit e Facebook anembanë botës”.

Paul Buchheit, një bashkautor tjetër i FrendFeed dhe inxhinier i Google prapa Gmail, shprehi deklarata të ngjashme.

“Gjersa shpenzojmë kohë me Mark Zuckerberg dhe ekipin e tij udhëheqës, ne jemi të impresionuar me kulturën e tyre të hapur dhe kreative që kanë krijuar dhe me kërkesën e tyre për të na lejuar ne që të kontribuojmë” tha Buchheit.

FriendFeed ishte formuar në tetor të vitit 2007 nga Bret Taylor, Paul Buchheit, Jim Norris dhe Sanjeev Singh. Shërbimi u ofron përdoruesve një ushqyes të veçantë për përmbajtje prej rrjeteve të ndryshme sociale si Facebook, Twitter, Flickr dhe YouTube.

Lajmet e fundit>