Analiza

Facebook azhurnon dhe shton veçori të reja

Dec 9 2010
0 Shpërndarje
Facebook azhurnon dhe shton veçori të reja

Gjatë ditëve të kaluara, Facebook ka bërë disa ndryshime kozmetike në faqet personale të profilit. Shumica e ndryshimeve në shabllonet e profilit të Facebook, mua personalisht më duken sikurse ndryshimet e menyve nëpër kafene dhe restaurante. Nuk ka rëndësi se çka porositni, secili artikull në meny ka përmbajtje të njëjtë-  si p.sh. mishi, djathi, sosi, dhe në disa raste edhe perimet. Kur një restaurant dëshiron t’i shtoj diçka të “re” menysë, ata vetëm ripërsërisin dhe përziejnë përmbajtjen, ripaketojnë dhe në fund fare e lansojnë atë.

Prandaj, edhe ndryshimet e Facebook nuk duken si ndryshime të mëdha që në të vërtetë ju shfaqin diçka të re, ata thjesht jua prezantojnë atë në një mënyrë tjetër.

Një pamje e re

Në mënyrë shumë të thjesht, ata vetëm kanë bartur profilin e biografisë dhe informacioneve nga ana e majtë në pjesën e sipërme të faqes. Gjithashtu kanë shtuar edhe disa foto të reja ku ju jeni etiketuar për t’ju bashkuar informacioneve të përgjithshme në lidhje me atë person. Fotot gjithashtu kanë një mënyrë shumë të veçantë për t’i personalizuar gjërat, duke na dhënë një pamje gjithëpërfshirëse për dikë dhe jetërat e tyre në përgjithësi. Disa thonë se kjo duket si rrëmujë. Mua personalisht më pëlqen sepse mund të kem një ide të shpejt për dikë dhe të largohem pa bërë ndonjë gërmim shtesë.
Grupimi i miqve.

Tash mund të theksoni miqtë për shumë arsye, të krijoni grupe të reja miqsh, ose të veçoni listat ekzistuese të miqve. Më pëlqen organizimi i lajmeve nga faqet e miqve dhe familjarëve tek bashkëpunëtorët apo kontaktet e tjera. Kjo veçori do të zë përdorim shumë të madh dhe do të jetë shumë e popullarizuar për gjeneratat e reja. Do të jetë shumë interesant të shohim se si do të përdorin tinejgjerët këtë veçori.

Përvoja të reja
 
Sipas Facebook, “profili i ri do të ju ofroj mundësi për të ndarë aktivitetet dhe interesat tuaja. Ju mund të listoni projektet që keni bërë në punë, lëndët që keni mbajtur në shkollë, si dhe muzicientët dhe klubet sportive të preferuara, e shumë e shumë tjera.”Sa më përket mua, unë jam duke e bërë një gjë të tillë në baza ditore. I vetmi ndryshim tani është se mund të etiketoni Facebook Places në një nivel më të detajuar. Tanimë keni mundësinë që jo vetëm të tregoni se ku jeni, por edhe të tregoni se çfarë jeni duke bërë, dhe me shoqërimin e kujt. Megjithatë, mua personalisht më pengon kjo veçori për shkak se Facebook çdo ditë e më shumë po i shëndrron gjërat në diçka shumë personale në vend se të na bëjë të fokusohemi në përjetimin e këtyre gjërave.

Përmirësimi i faqeve dhe fotove

Me ndihmen e veçorisë e re të “listimit infinit”, është shumë më e lehtë të shfletoni të gjitha fotot.  Derisa shfletoni një profil, ju do të vëreni se shiriti vertikal i navigimit vazhdon të rregullohet dhe të bëhet më i shkurtër, duke ju mundësuar që të listoni më lehtë shumë foto tjera. Natyrisht se të gjithë kemi mundur të jetojmë edhe pa këtë veçori por është mirë që të mos gërmoni shumë nëpër fotot e të tjerëve. Nëse mosarritja e fundit të një faqeje ju pengon, atëherë  kjo gjë me siguri se do të ju nevrikos shumë.

Ekzistojnë edhe disa nuanca të tjera por që janë pothuajse të njëjtat gjëra që kanë qenë edhe më parë.

Lajmet e fundit>