Biznes

Facebook blenë shërbimin Hot Potato

Aug 22 2010
0 Shpërndarje
Facebook blenë shërbimin Hot Potato

Marrëveshja, që është diskutuar për disa javë me radhë, është tentimi i radhës zhvilluesi i Facebook për të ngritur aspektin me bazë në lokacion të shërbimit të saj të popullarizuar, që iu mundëson njerëzve të lidhen me miq përmes uebi dhe të shkëmbejnë mendime, lidhje, imazhe dhe shumëçka tjetër.

Të mërkurën, Facebook shpalosi Places, një veçori që iu mundëson pronarëve të llogarive në Facebook të reklamojnë lokacionin e tyre të tanishëm tek miqtë, dhe i lejon përdoruesit të regjistrohen në faqe si Foursquare për të postuar raporte të këtilla me bazë në lokacione, në këto faqe dhe në Facebook.

Në paralajmërimin e saj, Hot Potato nuk dha ndonjë detaj financiar, por thuhet se marrëveshja mund të ketë një vlerë prej 120 deri në 140 milion dollarë, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.

Hot Potato ka thënë se nuk është duke pranuar më regjistrime të reja për shërbimin e saj dhe se do t’iu ofrojë përdoruesve të tanishëm pak kohë për të shkarkuar informatat që ata kanë postuar në Hot Potato, nëse ata dëshirojnë ta ruajnë atë në ndonjë mënyrë. Ajo gjithashtu deklaroi se informatat në momentin që do të ndalet së funksionuar si shërbim do të fshihen dhe nuk do t’iu kalohen në mënyrë automatike tek Facebook. /pcworld.al

Lajmet e fundit>