Harduer

Facebook e ka “seriozisht” punën e celularit?

Sep 24 2010
0 Shpërndarje
Facebook e ka “seriozisht” punën e celularit?

Sipas Bloomberg, që citon “persona të afërt me çështjen” si pjesë të burimit të saj, pajisjet do të lansohen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm në SHBA dhe Evropë.

Facebook ka hedhur poshtë vazhdimisht mundësinë se ka plane për të lasnuar celularin e vet duke thënë se “Facebook nuk po ndërton një celularë. Pikëpamjet tona janë të bazuara në atë se të gjitha përvojat do të ishin më të mira nëse ato do të ishin sociale, kështu që integrimi i tyre thellësisht me platformat dhe sistemet operative ekzistuese do të ishte një mënyrë e mirë për ta bërë këtë”.

Megjithatë sipas një analize të bërë së fundi rreth kësaj çështjeje është gjetur se një çerek i përdoruesve të Facebook do të blinin një celularë të branduar nga Facebook.

Sipas Bloomberg, AT&T që është operatori i dytë më i madh në rrjetin e celularëve në SHBA dhe që mban të drejtën ekskluzive për shitjen e iPhone, ende nuk ka nënshkruar një kontratë me Facebook por pritet që të veprojë pozitivisht në këtë aspekt.

INQ Mobile ka punuar me Facebook edhe më parë, duke shitur celularë me veçori të Facebook, por ajo ka hedhur poshtë mundësinë për të bërë diçka të këtillë.

Por më duhet të shtoj se më mirë do të ishte që Facebook të kujdeset për mbarëvajtjen e faqes së saj kryesore, sesa të futej në gjëra të cilat i ka sprovuar edhe gjiganti Google, por në fund u tërhoq. /pcworld.al

Lajmet e fundit>