Harduer

Facebook hedh poshtë thashethemet për një celularë

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Facebook hedh poshtë thashethemet për një celularë

Dan Rose, udhëheqës i zhvillimit të biznesit pranë Facebook, ka thënë në një deklaratë se Facebook nuk do të lansojë një celularë me HTC. “Ky është vërtetë një tjetër shembull i asaj sesi një prodhues që ka marrë API-të tona publike (API – Application Programing Interfaces), i ka integruar ato në një pashijes në një mënyrë interesante”.

“Thashethemet në drejtim të asaj se po sjellim një celularë HTC-Facebook janë thjeshtë thashetheme të pabaza” tha Rose për gazetarët gjatë një ngjarjeje të organizuar prej kompanisë në Londër. Kur është pyetur nëse pajisja do të ketë emërtimin Facebook prapa HTC-së, ai është përgjigjur “Jo”.

Pra siç duket kemi të bëjmë në njërën anë me HTC që po krijon diçka me integrim të fuqishëm të Facebook, dhe në anën tjetër kemi Facebook që siç duket është konsultuar mirë në këtë aspekt por nuk ka pranuar që ta ketë logon e saj në këtë celularë. Do të kuptojmë më shumë në MWC 2011 gjatë muajit të ardhshëm. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>