Vëzhgim

Facebook jashtë funksionit!

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Facebook jashtë funksionit!

Mark Zuckberg, është numër 35 në listën e Forbes 400, me një pasuri neto të përllogaritur prej 6.9 miliard dollarë. Madje ai ka më shumë se Steve Jobs që është në vendin e 42-të në Forbes 400, me një pasuri prej 6.1 miliard dollarë. Madje ai u paraqit sot dhe lustroi imazhin e tij me një donacion për shkolla në vlerë prej 100 milion dollarë. Por si është e mundur që me tërë këtë pasuri të mbajë Facebook-un në funksionim? Padyshim që fajin po ja hedhin palëve të treta, dhe kështu ishte edhe mesazhi i tyre i fundit të cilin arrita ta lexoja në Facebook para se të mos funksiononte më.

Në momentin që po shkruhet artikulli askush nuk ka qasje në Facebook.com. Gabimet që paraqiten janë Error 400 që është një kërkesë e gabuar, dhe që nuk mund të plotësohet për shkak të një sintakse të gabuar, Error 500 që është një gabim në serverin e brendshëm dhe është një mesazh i përgjithshëm që paraqitet kur nuk ka ndonjë mesazh më të përshtatshëm, dhe në fund është Service Unavailable – DNS Failure – serveri përkohësisht nuk mund të plotësojë kërkesën tuaj. Ju lutem provoni më vonë. Reference #11.8df102cc.1285272135.efe4b51

Këto janë disa prej gabimeve që mund t’i hasni nëse tentoni të qaseni në Facebook.

Realisht arsyet e vërteta pse Facebook është jashtë funksionit anembanë botës ende nuk dihen, por një gjë është më se e sigurt se në ditën kur u paraqit Mark Zuckerberg më i pasur se Steve Jobs, një faqe e madhësisë së këtillë nuk do të duhej të përballej me diçka si kjo që ndodhi tani. /pcworld.al

Lajmet e fundit>