Siguri

Facebook ka një vrimë që mund t’iu ofroj spamerëve emra dhe foto

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Facebook ka një vrimë që mund t’iu ofroj spamerëve emra dhe foto

Në rast se dikush fut një e-mail adresë të një përdoruesi të Facebook së bashku me një fjalëkalim të gabuar, Facebook kthehet me një faqe “Ju lutemi shkruani sërish fjalëkalimin”, me ç’rast në këtë faqe përfshihet fotografia dhe emri i plotë e i personit të lidhur me atë adresë.

Veçoria ndihmon të kuptojnë njerëzit nëse kanë shtypur gabimisht e-mail adresën e tyre në kyçje, por kjo mund të keqpërdoret nga spamerët për të marrë informata nga më shumë se 500 milion përdoruesit e Facebook.

Një spamerë me një e-mail listë mund të shkruaj një skript që futë e-mail adresat në Facebook dhe më pas regjistron emrat e tyre të vërtetë. E disa të tjerë mund të përdorin këtë veçori për të gjeneruar e-mail adresa të rëndomta për të shikuar nëse vërtetë ka funksionuar.

Facebook është shprehur se kjo veçori është duke u përpunuar dhe se rregullimi do të paraqitet shumë shpejtë.

Lajmet e fundit>