Analiza

Facebook kalon faqen Yahoo për referimet për video

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
Facebook kalon faqen Yahoo për referimet për video

Për të qenë më të qartë, ndryshimi nuk ishte i madh dhe Google ende udhëheq me një ndryshim të madh. Bing dhe Twitter nuk janë tërësisht jashtë funksionit, të paktën.

Por një postim në blogun TubeMogul deklaroi “Facebook tani i drejtohet shfaqjes së videove më shumë se Yahoo! Për mostrat e përgjitshme mediatike. Kjo shënjestron here e parë që një rrjet shoqëror ka tejkaluar një makinë kërkuese dhe portalin me përmbajtje. Facebook u llogarit si 9.6 % nga të gjitha referimet, vetëm duke e lënë Google në vendin e dytë.”

Për më shumë, referimet për Facebook duken që të jenë më të mira në aspektin e mbajtjes së vëmendjes së shikuesëve. Raporti nga Brightcove dhe TubeMogul shpjegon: “Facebook ishte burimi më i angazhuar në referime për kategoritë argëtuese, duke përfshirë transmetuesit (1.57 minuta) dhe revistat (1.34 minuta).”

Këto statistika e ndihmojnë rrjetin shoqëror që të bëhet më tërheqës për reklamuesit dhe gjithashtu të marrë më shumë të ardhura. Ata mund të shkaktonin që tregtarët të bëheshin më shumë aktivë në faqe (e cila gjë do të ishte e dobishme për të dyja palët ose e dëmshme për shkak të varshmërisë, shikuar nga një këndvështrim tjetër)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>