Analiza

Facebook “lufton” me lirinë e shprehjes

Dec 13 2010
0 Shpërndarje
Facebook “lufton” me lirinë e shprehjes

Dave Willner, 26 vjeç, një njeri i thjeshtë i veshur me pantallona të zakonshëm dhe bluzë me mëngë të shkurtra, pak i ngjason një polici. Pavarësisht kësaj ai dhe kolegët e tij në Facebook “ekipi i urrejtjes dhe ngacmimit” janë pjesë të policisë virtuale të ngarkuar me detyrën për të larguar përmbajtje që bie ndesh me rregullat e përdorimit të Facebook dhe që është ilegale. Kjo i vendos ata në front të debatit rreth lirisë së shprehjes në internet.

Roli është vënë në fokusim të mprehtë javën që shkoi pas kontroversitetit WikiLeaks që vloi në ueb, me sulme të koordinuara në faqe të kompanive dhe qeverive të mëdha, të cilat nga grupi i quajtur “Anonim” u etiketuan si armiqësore.

Facebook largoi një faqe të përdorur nga përkrahësit e WikiLeaks për të organizuar sulme hakimi në faqe të kompanive si PayPal dhe MasterCard, nën pretekstin se faqja ka shkelur rregullat e përdorimit, që ndalojnë përdorimin e materialit që nxit urrejtje, kërcënim, pornografi apo inicion vepra dhune apo ilegale. Por nuk largoi vet WikiLeaks nga Facebook Pages.

Vendimi për të lejuar WikiLeaks ilustron kompleksitetet me të cilat merret kompania për çështje aq të dallueshme siç është kontroversiteti, fyerja verbale mes tinejxherëve, ndjekje e bindjes seksuale dhe jotoleranca ndërfetare. Me dominimin e Facebook në ueb – ku më shumë se 500 milion përdorues të saj ngarkojnë më shumë se një miliard to copës së përmbajtjes në ditë – roli i faqes si arbitër i lirisë së shprehjes po bëhet çdo ditë e më shumë i shprehur.

“Facebook ka më shumë fuqi të përcaktojë se kush mund të flas dhe kush mund të dëgjohet anembanë botës sesa çfarëdo drejtësie e Gjykatës Supreme, Mbret apo President” tha Jeffrey Rosen, një profesor i ligjit pranë Universitetit Geroge Washington për New York Times, i cili ka shkruar rreth lirisë së shprehjes në internet. “Është me rëndësi që Facebook po ushtron fuqinë e saj me kujdes dhe po mbron lirinë e shprehjes më shumë”.

Por rrallë Facebook kënaq secilin. Çfarëdo përmbajtje – fotografi, video, faqe apo mesazh mes dy individëve – mund të fyej dikë. Vendimet e kompanisë për të mos larguar material të lidhur me Kundërshtimin e Holocaust-it apo faqeve kritike ndaj fesë Islame dhe feve tjera,  kanë irrituar grupe të avokatëve dhe kanë nxitur që disa shtete të huaja të bllokojnë përkohësisht faqen.

Disa kritikë thonë se faqja nuk bënë aq sa duhet për të parandaluar disa abuzime të caktuara e nganjëherë thonë se kompania reagon shumë ngadalë ndaj problemeve. Megjithatë Facebook thekson se vazhdimisht po punon në përmirësimin e veglave të saja për të raportuar dhe për të tentuar edukimin e përdoruesve të saj. Në këtë pikë vihen në funksion njerëzit si Willner të cilët janë polic virtual që ndjekin përmbajtje ofenduese dhe largojnë profile false të krijuara nga njerëz apo mashtrues. Willner dhe kolegët e tij tentojnë të mirëmbajnë dhe të luftojnë atë që bie në kundërshtim me ligjet dhe rregullat  e saja, dhe madje kanë tentuar që të ndajnë diskutime politike që kanë pasur si synim sulme ndaj njerëzve specifik apo ndaj një besimi të caktuar. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>