Softuer

Facebook me veçori të re për shkëmbim të vendndodhjes

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
Facebook me veçori të re për shkëmbim të vendndodhjes

Raportet rreth asaj që Facebook është duke zhvilluar një veçori me bazë në lokacione kanë qenë duke qarkulluar mjaft shumë kohëve të fundit, dhe në mars Facebook pati theksuar se ka disa ide rreth shtimit të një veçorie të re që do të shkonte përtej asaj të shkëmbimit të lokacionit tuaj në një përditësim në Facebook apo në një postim në mur.

Burime anonime kanë bërë të ditur për All Things D’s Kara Swisher se gjeo-lokacioni është diçka që do të paraqitet të mërkurën. Detajet rreth këtij shërbimi të ri të Facebook janë mjaft të manga, por sipas të gjitha gjasave mënyra kryesore sesi ju do të shkëmbeni lokacionin tuaj do të jetë përmes pajisjes suaj mobile. Përveç kësaj, thuhet se veçoria për lokacion në Facebook do të ndërlidhet në një far forme me shërbimet ekzistuese për lokacione si Forusquare dhe Gowalla, të cilat madje ofrojnë edhe pikë, shpërblime virtuale dhe gjëra tjera për përdoruesit aktiv që tregojnë lokacionin e tyre.

Privatësia pritet të jetë çështje problematike dhe kur bëhet fjalë për shpalosje të lokacionit do të ketë shumëçka për të debatuar.

Ajo që mbetet të shihet është nëse Facebook do të lansoi thjeshtë një shërbim për shkëmbim të vendndodhjes suaj apo do ta shndërrojë atë në një element argëtues ku ju mund të fitoni shpërblime, pije pa pagesë apo diçka tjetër nëse keni kontrolluar disa pikë të caktuara… /pcworld.al

Lajmet e fundit>