Vëzhgim

Facebook nuk do të mbyllet më 15 mars 2011

Jan 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook nuk do të mbyllet më 15 mars 2011

Thashethemet shpërthyen pa kontroll kur gjatë ditës së sotme u paraqit një raport nga “Weekley World News” në të cilin thuhej se rrejti i popullarizuar shoqëror Facebook do të ndalet së funksionuari sepse Mark Zuckerberg nuk po mund ta kontrollojë atë dhe po përjeton stres të madh në menaxhimin e kompanisë së tij. E madje raportoi shkoi deri në atë masë sa u tha që këtë e ka thënë Zuckerberg në një konferencë për media në Kaliforni.  Por vetëm paramendoni një gjë: Weekley World News, që mirret me parodi, sot ka pasur edhe dy lajme të tjera jashtëzakonisht të çuditshme në faqen e saj; “Jashtëtokësorët do të sulmojnë Tokën në vitin 2011” dhe diçka edhe më çuditshëm në lidhje me Mike Tyson. Kjo i bënë dyshimet edhe më të mëdha se këtu thjeshtë dikush po tenton të tërheq trafik drejt ueb faqes së tyre dhe po sajon gjëra që realisht as që ekzistojnë.

Por këto nuk ndalën panikun e përoduresve të Facebook që madje krijuan grupe si “Kundër fikjes së Facebook me 15 Mars”, që doli me sloganin “No Facebook, No Party”. Në Twitter, përdoruesit shpërthyen me cicërima rreth asaj se çka do të ndodhë me fotografitë e tyre – e të mos përmendim jetët e tyre sociale. “Nëse Facebook do të fiket nuk do të jem në gjendje të mbaj në mend ditëlindjen e askujt” shkroi njëri.

E të tjerë krijuan edhe plane alternative duke shprehur mundësinë e kalimit në MySpace, Twitter apo në ndonjë shërbim të ri.

E në fakt disa të tjerë bënë shaka me përdoruesit e Facebook duke aluduar në atë se vetë reagimi i shumë përdoruesve të këtij rrjeti social rreth mbylljes së tij, tregon se duhet të mbyllet.

Por pavarësisht raporteve qesharake, reagimeve të çuditshme apo gjërave tjera të ngjashme, Facebook as që e ka ndërmend të mbyllet. AI pritet të paraqes financat e saj publike në mënyrë që të bëhet kompani publike më vonë gjatë këtij viti. E para disa jave, një ekip pranë Goldman Sachs e vlerësoi atë me një shumë prej mbi 50 miliard dollarë. Nëse do të ketë këtë si çmim fillestar të një IPO-je, atëherë do të jetë çmimi më i lartë fillestarë  ofrues në histori të industrisë teknologjike.

Lajmet e fundit>