Biznes

Facebook nuk pranoi ofertën 15 miliardë dollarëshe të Microsoft

Dec 13 2010
0 Shpërndarje
Facebook nuk pranoi ofertën 15 miliardë dollarëshe të Microsoft

Shefi zyrtar i ekzekutivit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, nuk e pranoi ofertën prej 15 miliardë dollarësh nga Shefi zyrtar i ekzekutivit të Microsoft-it Steve Ballmer, sipas Fritz Lanman, udhëheqës i ndërmarrjes Microsoft për strategji dhe blerje. Lanman shpalli këtë informatë për këtë marrëveshje të pa kryer gjersa fliste në konferencën për teknologji LeWeb.

“Po, ne provuam që të blejmë Facebook-un,” tha Lanman gjatë një interviste në skenë, sipas një raporti të TechCrunch.

Lanman më tutje shtoi që kur Facebook-u nuk pranoi ofertën e Microsoft-it, Microsoft-i më pas investoi 240 milionë dollarë për një pjesë të aksioneve në ndërmarrje.

Microsoft-i dhe Facebook-u vazhdojnë që të punojnë së bashku. Në tetor ata lajmëruan që ishin duke u përgatitur për të bërë kërkimin më shoqëror. Si pjesë e bashkëpunimit, kërkimi i Facebook-ut, që është i realizuar nga Bing-u i Microsoft-it, është duke e bërë më të lehtë gjetjen e njerëzve në faqet e tyre në rrjetet shoqërore.

Lanman tha që Facebook do të mundte një ditë të ishte i vlefshëm si Microsoft-i.

“Është e lehtë të thuhet që Microsoft-it i humbi mundësia e madhe  për ta blerë Facebook-un kur Ballmer-i takoi Zuckerberg,” tha Dan Olds, një analist Grupin për Këshilla Gabriel. “Por Microsoft-i i ofroi një shumë të madhe të hollash dhe sërish nuk u pranua. Pasi që ndërmarrja është private, më e mira që mund të bënte Microsoft-i ishte që të blinte një pjesë të vogël të aksioneve për 240 milionë dollarë.

Vendimi i Zuckerberg-ut ishte i mirë. “Kush do të thoshte që Facebook-u do të ishte përafërsisht i suksesshëm sa është tani nëse do ta kishte blerë Microsoft-i dhe ta udhëhiqte atë?” pyet Olds. “Ajo që mund të paramendojmë është që Microsoft-i mund ta kishte prishur atë.” /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>