Lajmet

Facebook paralajmëron ndryshime të privatësisë

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Facebook paralajmëron ndryshime të privatësisë

Në letrën e hapur Mark Zuckerberg ju drejtohet përdoruesve me një falënderim të madh për ndihmën e ofruar, sepse tani ky rrjet ka arritur të ketë mbi 350 milion përdorues anembanë botës. E për të bërë këtë një eksperiencë sa më të mirë për të gjithë, ky rrjet social ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në të dhënat e privatësisë.

Mark Zuckerberg shkroi se Facebook do t’ju ofrojë njerëzve mundësinë për të kontrolluar se kush sheh secilën pjesë individuale të përmbajtjes së krijuar apo ngarkuar.

Facebook gjithashtu do të kombinojë të dhënat e privatësisë për të thjeshtësuar këtë proces.

Ai tha: “Gjatë javëve të ardhshme ne do t’ju pyesim për të rishikuar dhe përditësuar të dhënat e privatësisë suaj. Ju do të shihni një mesazh që shpjegon ndryshimet dhe pastaj ai ju drejton tek një faqe ku ju mund të përditësoni të dhënat tuaja. Kur ju përfundoni punën, ne do t’ju tregojmë një faqe konfirmimi në mënyrë që të siguroheni se keni zgjedhur të dhënat e duhura për vete”.

Zuckerberg tha se gjersa Facebbok do të sugjerojë të dhëna të bazuara në përdorimin individual, mënyra më e mirë sesi njerëzit të kuptojnë të dhënat e duhura është hulumtimi i tyre.

Lajmet e fundit>