Vëzhgim

Facebook paraqet shfletues të faqeve të saja

Sep 29 2010
0 Shpërndarje
Facebook paraqet shfletues të faqeve të saja

Rrjeti më i madh social ka lansuar diçka që po e quan “Discover Facebook Pages” apo “zbulimi i faqeve të Facebook”. Kjo veçori është dizajnuar që t’iu mundësojë anëtarëve të Facebook një mënyrë më të shpejtë për të shfletuar faqet e komunitetit në shërbim dhe informatat e punës nga këto faqe, përmes furnizimeve nga to.

Kur ju shkoni tek Discover Facebook page, ju do të njiheni me një grup që përfaqëson komunitetin e Facebook-ut. Nëse shihni diçka që ju pëlqen, ju thjeshtë pritni për të shtypur me kursorin tuaj. Do të shfaqet një buton për “Like” apo “Pëlqe” . Kliko në të dhe lajmet më të reja nga komuniteti automatikisht do të shfaqen. Nëse dëshironi të mësoni më tepër rreth komunitetit, klikoni në titullin nën “thumbnail” .

Përveç kësaj, në anën e djathtë të “thumbnails” është një listë e shokëve  dhe linqeve të komunitetit të Facebook të cilat jeni pëlqyes të përbashkët. Ju mund të jeni të befasuar se sa shumë ose pak pëlqeni ose nuk pëlqeni në rrjetet e juaja sociale.

Ideja për këtë zbulim ka lindur nga dizajneri i Facebook Ben Blumenthal. “Disa muaj më parë e gjeta veten time online, duke shfletuar për të marrë filma” , ai shpjegoi në Facebook Blog. “ Ka shumë mënyra për të gjetur filmat e rinj ose për t’i rizbuluar të vjetrit. Duke kërkuar, unë mendova’ Njerëzit duhet me të vërtetë të bëjnë këtë në këto faqe të Facebook”.

Blumenfeld shtoi se kjo veçori do të zhvillohet gjersa Facebook do të pranojë më shumë reagime nga ana e anëtarëve e saj. Megjithatë  tani për tani, Discover Facebook shihet se ka një fillim të mirë.

Lajmet e fundit>