Lajmet

Facebook riorganizon lojërat

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Facebook riorganizon lojërat

Lojëra janë pjesë e përditshme e atyre që shfrytëzojnë rrjetin social Facebook. Rreth 200 milion përdorues pëlqejnë të luajnë lojëra çdo muaj, ka bërë të ditur Facebook në një “Event lojërash” në qendrën e tyre në Palo Alto, kurse gjithnjë sipas tyre, pjesa tjetër e përdoruesve të saj nuk janë të interesuar në këto gjëra. Kjo paraqet një sfidë unike për këtë shërbim dhe për përdoruesit që e gjejnë vetën në mesin e kërkesave të pafundme për të luajtur lojëra në të cilat ata thjeshtë nuk janë të interesuar.

Sipas statistikave të Facebook, top 10 lojërat në kuadër të faqes së saj kanë më shumë se 12 milion përdorues aktiv. Facebook gjithashtu ka bërë edhe diçka që nuk ka pasur deri më sot, përkatësisht ka sjellë veglat e duhura për zhvilluesit e lojërave në mënyrë që ata t’i rrisin lojërat e tyre kurse në anën tjetër të ofrohet një eksperiencë e shkëlqyer për ata që nuk pëlqejnë lojërat.

Dhe me këtë ndryshimet janë bërë në mënyrë që eksperienca të përmirësohet për secilin. Ja se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime:

Nëse nuk luani lojëra në Facebook, ju mund të prisni që News Feed i juaj të mos ngarkohet me tregime nga aplikacionet e këtyre lojërave. Nëse nuk luani Famrville, ju nuk do të keni nevojë të lexoni për të. Do të ketë vetëm përditësime për lojëra në rast se ndodh diçka e madh, siç është për shembull rasti kur disa miq të ndryshëm të profilit tuaj i bashkohen luajtjes së lojës në të njëjtën kohë.

Nëse luani lojëra në Facebook, ju do të shihni tregimet e plota të lojërave në News Feed, e gjithashtu ju do të shihni më shumë thirrje për bashkëveprim me këto tregime, ku do të theksohen detyrat që duhet të përfundohen brenda lojës. /pcworld.al

Lajmet e fundit>