Analiza

Facebook rrugës për të tejkaluar Google

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Facebook rrugës për të tejkaluar Google

Në vetëm gjashtë vite, Facebook ka kaluar prej një rrjeti social fillestar që jeton nën hijen e MySpace në faqen me trafikun më të madh në internet. Brenda 18 muajve të ardhshëm, ka gjasa që të bëhet ueb faqja më e madhe në botë.

Sipas ueb faqes Alexa.com, dikur në vitin 2012, ueb faqja e rrjetit social do të tejkalojë Google që është tani për tani ueb faqja numër një në botë. Dhe nëse shkalla e rritjes për të dy kompanitë qëndron e njëjtë, edhe Facebook edhe Google do të vizitohen rregullisht nga më shumë se 50 për qind e secilit person në internet në baza ditore.

Momentalisht, Google është duke mbajtur me stabilitet 150 milion vizitorë unik në ditë, kurse Facebook po qëndron me rreth 125 milion vizitorë ditor: një rritje prej 25 milion në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Google gjithashtu është duke u rritur, por kjo rritje paksa është ngadalësuar qysh prej se ka arritur në 150 milion vizitor në ditë.

Facebook së fundi ka arritur edhe një rezultat të rëndësishëm pasi që në korrik bëri të ditur se zyrtarisht ka 500 milion përdorues aktiv në faqen e saj. Gjersa numri në përgjithësi është i mahnitshëm për arsye të dukshme, e të të njëjtës vlerë rëndësie është edhe rritja që ka përjetuar Facebook, jo vetëm në vizitor unik në ditë, por edhe në numrin e njerëzve që tani janë duke u regjistruar për llogari. Në shtatë muajt e fundit, Facebook ka përcjellë një rritje prej 25 për qind në numrin e llogarive të regjistruara, nga 400 milion në 500 milion.

Facebook gjithashtu ka vërejtur një rritje të fuqishme në veçorinë e saj “Facebook Pages, që përfshin edhe faqe adhuruesish e edhe faqe korporatash të udhëhequra nga bizneset. Sipas blogut Eyes and Feet, Facebook Fan Pages ka pësuar një rritje prej 4 milion në 16 milion ndërsa bizneset në anën tjetër po krijojnë faqe më profesionale në Facebook për të arritur tek konsumatorët e tyre.

Natyrisht projektimet nuk parashohin ndryshime në trafik tek faqet, por duke lënë anash ngjarjet e paparashikueshme, Facebook së shpejti do të dominojë internetin.

E ju mos harroni të na përcillni në facebook.com/pcworldalbanian dhe të njoftoheni për të rejat më të fundit në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Lajmet e fundit>