Siguri

Facebook sërish ndryshon privatësinë

Mar 29 2010
0 Shpërndarje
Facebook sërish ndryshon privatësinë

Në një postim gjatë ditës së djeshme, Michael Richter, zëvendës avokati i përgjithshëm, paralajmëroi një ndryshim të propozuar në politikat e Facebook “për të bërë rrugë për disa produkte të reja interesante”.

Njëra prej këtyre ndryshimeve do të duhej të mundësonin që Facebook të dërgojë emrin tuaj, imazhin dhe listën e miqve si dhe çfarëdo informacioni publik rreth jush dhe miqve tuaj për para-aprovim tek ueb faqet e palës së tretë.

Richter tha se ideja është që ju do të pranoni një eksperiencë më të personalizuar kur vizitoni faqet e përzgjedhura. Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin specifikat në një ueb faqe ose të formojnë veçorinë në tërësi. 

Lajmi i mirë është se politika deklaron se ç’kyçja nga Facebook para vizitës së ueb faqeve tjera do të parandalojë që ato t’iu qasen informatave tuaja, pavarësisht të dhënave tuaja të privatësisë.

Richter gjithashtu paralajmëroi një ndryshim të vogël në terminologji të veçorisë së lokacionit. Në vend të shtimit të lokacionit ndaj asaj që postoni në Facebook, ju mund ta lidhni me një vend që esencialisht do të ishte një faqe për një kompani, restorant apo shërbim tjetër.

Richter tha se më shumë detaje, duke përfshirë edhe kontrollet e privatësisë, do të shtohen deri në momentin kur Facebook do të finalizojë produktin.

Ndryshimet në politika të privatësisë kanë shkaktuar probleme, gjatë të kaluarës për Facebook. Vitin e kaluar, një ndryshim subtil në terme të përdorimit duket se i ofroi pronësi të të dhënave të përdoruesve rrjetit social – edhe nëse ata kanë fshirë llogarinë.

Kur u tentua që të paditën Facebook në lidhje me këtë qëndrim, Facebook ndryshoi politikën e saj të privatësisë dhe filloi të informojë përdoruesit rreth ndryshimeve para se ato të hyjnë në fuqi.

Lajmet e fundit>