Biznes

Facebook tani ka “vlerë prej 33 miliard dollarë”

Aug 25 2010
0 Shpërndarje
Facebook tani ka “vlerë prej 33 miliard dollarë”

Financial Times ka thënë se vlerësimi nënkupton që Facebook tani ka një vlerë më të madhe sesa gjigantët teknologjik si eBay dhe Yahoo!< që kanë në vlerë tregu prej 30.1 miliard dollarë dhe 18.3 miliardë dollarë.

David Gelles, një reporter për The Financial Times shkroi: Aksionet e zakonshme në Facebook po tregtohen për një çmim prej 76 dollarë për aksion pasi që investitorët janë duke u munduar mes vet që të arrijnë të kapin një pjesë të kompanisë para se ajo të futet në ofertë publike, për të cilën analistët thonë se mund të jetë IPO-ja më e madhe teknologjike qysh prej flotacionit prej 1.67 miliard dollarë të Google në vitin 2004.

“Gjersa Facebook dhe kompani tjera të suksesshme si Twitter, LinkedIn dhe Zynga, janë duke vendosur IPO-të e tyre sepse kanë perceptuar një apetit të dobët në tregjet publike, disa investitorë nuk janë duke përmbajtur pritjen. Ata po blejnë aksione në kompani teknologjike gjersa ato janë ende private, duke shpresuar se IPO-të e tyre eventual do të dërgojnë çmimet e aksioneve edhe më lartë”.

Facebook, që ka regjistruar anëtarin e saj numër 500 milion gjatë muajti të kaluar, është momentalisht duke u financuar përmes një përzierje firmash investimi dhe ndërmarrjeve kapitale. Ende nuk dihet se kur do të paraqitet kompania për bursë, por ka gjasa që kjo të mos ndodh para vitit 2011. /www.pcworld.al

Lajmet e fundit>