Analiza

Fajle që e bëjnë jetën pak më të lehtë

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Fajle që e bëjnë jetën pak më të lehtë

Përpunoni fotot me një aplikacion të thjeshtë, i cili nuk do ta ngadalësojë shpejtësinë e kompjuterit tuaj në maksimum. Dhe mos kini frikë të dilni jashtë apo të konsultoni një faqe për të kontrolluar motin; një program i dobishëm mund t’ju tregojë atë që doni të dini. Çdo shkarkim është falas dhe i thjeshtë.

Wyzo
Nëse mendoni se botës i duhet një shfletues i projektuar specifikisht për shkarkime të mëdha, atëherë Wyzo mund të bëjë për ju. Ky shfletues falas pajiset me një paketë mjetesh, të cilën shkarkuesit do ta mirëpresin, përfshirë shkarkime shumëburimëshe për shkarkim më të shpejtë dhe BitTorrent të integruar. Shfletuesi është veçanërisht i dobishëm për ata që kanë dëgjuar për BitTorrent, por nuk duan të merren me mundimin dhe përpjekjet e shkarkimit të një klienti BitTorrent dhe mësimit se si ai përdoret. Mund të kërkoni për torrente nga brenda Wyzo-s dhe pastaj ta përdorni atë edhe për të shkarkuar dhe menaxhuar torrentet. Wyzo siguron shumë ekstra të tjera, më e famshmja ajo për të lundruar web-in me lëvizje të miut dhe integrimi i CoolIris, një shtesë e shfletuesit e projektuar posaçërisht për të  kërkuar dhe parë përmbajtje video. Nëse jetoni për të shkarkuar dhe po kërkoni për një shfletues të ri, Wyzo sigurisht ia vlen të provohet. find.pcworld.com/63570

Fotografix

Ky program pa ndërlikime i përpunimit fotografik nuk ka mangësi në opsione. I instaluar plotësisht zë më pak se 1 MB, duke përfshirë të gjitha furçat dhe skriptet macro dhe e përdor RAM-in e disponueshëm me kursim, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme për netbook-ët. Dritaret dialoguese janë të thjeshta dhe të sakta. Por mos mendoni se nuk do të gjeni të gjitha mjetet për të bërë korrigjim elementar të fotove- korrigjim ngjyre, ndriçim, kontrast- dhe më tepër. Fotografix mbështet shtresat dhe paketon një grupim modest mjetesh popullore, përfshirë mjetet për të kthyer një foto me ngjyra në një imazh të gjelbër “night vision” apo për të solarizuar një shkrepje. Në përshtatje me stilin e tij me pak butona, programi i bën mjaft mirë ato pak gjëra që mund të bëjë dhe hapja e tij nuk do të shkaktojë bllokimin e PC-së suaj. find.pcworld.com/63571

Weather Watcher Live
Weather Watcher Live ju lejon të kontrolloni kushtet e motit pa pasur nevojë të ekspozoheni ndaj elementeve në të hapur. Programi filtron informacion sipas preferencave tuaja dhe e konsolidon atë në një vend të vetëm për thjeshtësi përdorimi. Nuk keni nevojë të shpenzoni kohë duke rihapur faqet e motit në mënyrë obsesive. Ai identifikon stacionet metereologjike pranë jush dhe ju jep një mori të dhënash, përfshirë temperaturën, shpejtësinë e erës, drejtimin e erës, lagështirën si dhe shumë të volitshmen temperaturë “ndihet si”, e cila merr parasysh lagështirën dhe freskimin nga era për të dhënë temperaturën e perceptuar. Ikonat e vogla të taskbarit tregojnë temperaturën aktuale dhe motin (dhe keni shumë opsione për të formatuar të dhënat). Weather Watcher Live ka një sistem shumë mirë të konfigurueshëm për t’ju paralajmëruar për fatkeqësitë e motit. Mund të zgjidhni të lajmëroheni nëse ai merr fjalë kyçe si “uragan”. Për më tepër mund të vendosni dhe një alarm zanor; kështu që nëse kompjuteri im fillon të thërrasë “Rrezik”, e kuptoj se po afrohet kohë e keqe. find.pcworld.com/63572

Lajmet e fundit>