Analiza

Fakt shkencor: telefoni juaj ju bën më budallenj

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Ata argumentojnë se prezenca vizuale e një telefon konsumon kapacitetin e trurit sepse njeriu duhet si rezistojë joshjes nga ana e tij. Fakt shkencor: telefoni juaj ju bën më budallenj

Vetëm prezenca e një telefoni është e aftë të ndikojë në performancën e trurit njerëzor thotë një studim i realizuar ndaj 800 përdoruesve të telefonëve nga Universiteti i Texas-it.

Hulumtuesit zbuluan se mjafton një telefon ngjitur edhe pse mund të jetë me fytyrë poshtë për të ndikuar në kapacitetin e trurit njerëzor dhe përqendrimin.

Ata argumentojnë se prezenca vizuale e një telefoni konsumon kapacitetin e trurit sepse njeriu krahas detyrave duhet si rezistojë edhe joshjes nga ana e tij.

Testimet u bënë për të matur kapacitetin e trurit për të ndaluar dhe filluar një proces në një kohë të caktuar.

Në një prej testimeve, 500 studentëve u kërkua të mbanin telefonët e tyre mbi tavolinë, në xhep ose në një dhomë tjetër.

Hulumtuesit vërejtën se studentët me telefonë në një dhomë tjetër ishin më efikasë sesa ata me telefon mbi tavolinë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>