Analiza

Fakte interesante mbi humbjen e smartfonëve

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Fakte interesante mbi humbjen e smartfonëve

Të gjithë ju që keni humbur ndonjëherë telefonin tuaj, dijeni se ndoshta keni më tepër ‘bashkëvuajtës’ se sa mund të kishit menduar.

Çdo 3.5 sekonda humbet një telefon. Pjesa më e madhe e tyre humbasin të hënave, të premteve dhe të shtunave. Dita e parë e javës, e hëna, është një nga ditët kur mezi shkojmë në punë, pasi sapo jemi kthyer nga fundjava dhe e ndjejmë veten disi të hallakatur. Ndërsa fundjavët e mbushura me festime apo party, janë gjithmonë ndër periudhat kur papritur na humbasin telefonët.

Nju Jorku është kryeqyteti i humbjes së smartfonëve.

Nëse jeni mashkull, jeni më të predispozuar për ta humbur smartfonin. Kjo për arsyen sepse femrat i mbajnë zakonisht në çantë telefonat e tyre. Të gjitha këto statistika vijnë nga infografiku i Kensington i quajtur “Epidemia e humbjes së telefonave.”

Për më tepër, meshkujt nuk humbasin vetëm smartfonët, por edhe MP3 players, tabletë, laptopë, çelësa, USB, syze dielli etj.

Çuditërisht, 74% e përdoruesve të smartfonëve nuk janë të siguruar.

Megjithatë, shpeshherë nuk shqetësohemi edhe aq për humbjen e smartfonit, sesa për informacionet që ai kishte brenda. Ato mund të kenë qenë të dhëna, fotografi, kontakte, aplikacione, biseda, mesazhe, kontrata, informacione konfidenciale etj. (PCWorld Albanian)

smartphone

Lajmet e fundit>