Lajmet

Fakulteti i Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës organizoi aktivitetin “Këndi i Programuesve”

May 16 2017
0 Shpërndarje
Në përfundim të fjalës së tij Rektori Koni theksoi rëndësinë e teknologjisë, e cila paraprin çdo zhvillim të rëndësishëm në shoqëri. Fakulteti i Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës organizoi aktivitetin “Këndi i Programuesve” Photo Source: UT

Më datë 16 Maj 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni mori pjesë në Konferencën përmbyllëse të projektit “Këndi i Programuesve të rinj

Organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Inovacionit në formën e një konkursi midis nxënësve të shkollave të mesme.

“Këndi i Programuesve të rinj” është një platformë e aksesueshme online në adresën education.fshn.edu.al:8888 në të cilën ofrohet shkrimi i programeve në gjuhë të ndryshme programimi përfshirë C, C++. Platforma mundëson kontrollin e programeve në kohë reale.

Krahas platformës më 10 Maj u organizua një konkurs me nxënësit e shkollave të mesme fitues të cilës do të përfitojnë edhe çmime.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harito , Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof. Dr. Spiro Drushku dhe Përgjegjësi i Departamentit të Informatikës, Prof. Asoc. Dr. Endri Xhina.

Gjatë fjalës së tij, Rektori Prof. Dr. Mynyr Koni përgëzoi për këtë projekt Departamentin e Informatikës duke e quajtur një ide mjaft interesante për nxënësit e shkollave të mesme për të parë nga afër se çfarë ofrojnë këto programe.

Rektori Koni falenderoi Ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike për bashkëpunimin që kjo Ministri ka pasur gjithmonë me Universitetin e Tiranës.

Në përfundim të fjalës së tij Rektori Koni theksoi rëndësinë e teknologjisë, e cila paraprin çdo zhvillim të rëndësishëm në shoqëri.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Spiro Drushku përshëndeti të pranishmit dhe ftoi të gjithë nxënësit e shkollave të mesme për t’u njohur më nga afër me mundësitë në fushën e inovacionit. Një tjetër falenderim u bë dhe nga shefi i Departamentit të Informatikës Prof. Asoc. Dr.Endri Xhina.

Në fjalën e saj Ministria znj. Milena Harito shprehu vlerësimin e saj për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT si dhe ftoi të rinjtë të jenë pjesëmarrës në aktivitete të tilla lidhur me teknologjinë, si pikënisje për të ardhmen e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>