Ja se si

Fansa të Harry Potter: Ja se si t’i impresiononi miqtë tuaj me shkopin magjik telekomandë

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Fansa të Harry Potter: Ja se si t’i impresiononi miqtë tuaj me shkopin magjik telekomandë

Untitled-7Nëse jeni ende të bindur se letra e pranimit tuaj për në Hogwarts humbi në postën e bufëve, atëhere ju duhet patjetër kjo telekomandë “magjike” nga Kymera.

“Magic Wand TV Remote” është njësoj si një shkop magjik, përmban “telat e zemrës” së një dragoi dhe është e përsorur për çdo dhomë ndenjeje.

Në vend që të shtypni butona pa fund, mjafton ta tundni dhe t’i jepni një drejtim shkopit për të komanduar televizorin tuaj.

Pajisja do të ishte një dhuratë e bukur për festat e fundvitit për të gjithë adhuruesit e filmave si Bewitched, Hocus Pocus, Lord of the Rings, dhe sigurisht, të tetë filmat e Harry Potter.

13 janë gjestet që mund të përdorni për të komanduar televizorin. Kanalet mund t’i ndërroni duke bërë një lëvizje tundëse nga një anë në tjetrën. Për të rritur zërin, bëni një lëvizje sikur po ngrini diçka lart.

Ajo që është interesante është se pajisja funksionon me çdo lloj pajisje tjetër që komandohet nga një telekomandë. Me pak fjalë, mund të bëheni zot i shumë pajisjeve elektronike që keni në shtëpi. Pajisja kushton 78.99 $.

Dhe mos harroni: Është “Levi-OH-sa”, jo “Levio-SAAA”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>