Harduer

Fansat e Instagram janë në pritje të kamerës Polaroid Socialmatic në 2014

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Fansat e Instagram janë në pritje të kamerës Polaroid Socialmatic në 2014

Fansat e Instagram-it që kërkojnë më shumë këanqësi nga shërbimi i ndarjes së fotove edhe nga rrjeti social po marrin ndihmë nga Polaroid.

Në tremujorin e parë të vitit 2014, ju do të keni mundësinë të bleni një kamera dixhitale të markës Polaroid, që do t’iu japë mundësinë të kapni fotografi, të aplikoni filtrat e Instagram, ti ndani në Facebook dhe Instagram si dhe ti printoni nga Polaroid në letër.

Si Instagram dhe Polaroid i tërheqin njerëzit duke u bërë pjesë e trendeve që ata ndjekin. Nuk mund të mohohet, shumë njerëz janë të pasionuar pas Instagram-it. Në fakt, Instagram-i ka thënë se më shumë se 100 milionë njerëz e përdorin çdo muaj.

Vetëm nëse ju jeni një fotograf purist(që kërkoni precizion të lartë), Instagram është goxha zbavitës nëse jeni kreativ dhe transformon fotografi të zakonshme në një krjim artistik të tipit kthim në retrospektivë dhe ju mund ta ndani me miqtë apo me ata që ju ndjekin vetëm nëpërmjet disa klikimeve të telefonit tuaj.

Vështrim: Çfarë dobie ka një kamera e mirë tek celularët?

Kamera katrore e Polaroid është një koncept i zhvilluar nga ADR dhe ngjan pak me ikonën katrore të aplikacionit të Instagram.

Canon prezantoi fotoaparatin PowerShot N

Edhe pse produkti aktual akoma nuk është prezantuar, kur u publikua si koncept majin e kaluar dukej sikur përfshinte lent ndërveprimi, dhe blic LED, një ekran të prekshëm, zmadhim optik dhe një memorje prej 16 GB, Wi-Fi, Bluetooth dhe patjetër një printer në bord. (PCWorld Albanian)

polaroid

Lajmet e fundit>