Analiza

Faqet më të njohura online do të marrin pjesë në “Ditën e ngadalësimit të internetit” këtë të mërkurë

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Faqet më të njohura online do të marrin pjesë në “Ditën e ngadalësimit të internetit” këtë të mërkurë

44cd347d97a072abcbe5dfa2e62a65e4492bab9aDita e ngadalësimit të internetit do të jetë e udhëhequr nga emra të njohur kompanish. Përdoruesit e faqeve online dhe ata që quhen aktivistet e internetit do të mblidhen së bashku më 10 shtator për të bërë demonstrimin e asaj se si do të duket interneti nëse do të vihen në zbatim korsitë e internetit të shpejtë, që janë duke u konsideruar nga Komisioni i Federatës së Komunikimit.

Grupi që fshihet pas gjithë këtij organizimi,Fight For The Future, pohoi se në këtë event kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre faqe shumë të mëdha si: Redit, FourSquare, Vimeo,WordPress dhe Boing Boing. Nëse shërbimi i internetit tuaj ndërpritet apo ngadalësohet të mërkurën, mos u shqetësoni, kjo do të jetë pjesë e protestës simbolike për ditën e ngadalësimit të internetit.

Faqet pjesëmarrëse do të shfaqin pafundësisht ikonën e ngarkimit të faqes për ti ilustruar vizitorëve se si do të duket interneti me vendosjen e rregullave të reja. Kompanitë dhe shoqatat aktiviste, duke përfshirë dhe American Civil Liberties Union,Electronic Frontier Foundation dhe GreenPeace, do të kontaktojnë vizitorët e tyre që të kontaktojnë përfaqësuesit në SHBA dhe të protestojnë kundër të ashtuquajturës “korsi e shpejtë”. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>