Siguri

Faqet pornografike “cak i lehtë” për cyber-kriminelët

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Faqet pornografike “cak i lehtë” për cyber-kriminelët

Hulumtuesit pranë International Secure System Lab kanë analizuar më shumë se 35.000 domen pornografik, që kishin mbi 269.000 ueb faqe. Ata kanë gjetur se rreth 3.23 për qind prej këtyre ueb faqeve kanë pasur adware, spyware dhe viruse, të cilat vizitorët gabimisht dhe pa ditur mund t’i instalojnë në kompjuterët e tyre, duke hapur kështu rrugë për hakerë dhe cyber-kriminel

Ekipi ka gjetur se shumica e ueb faqeve pornografike kanë qenë të hapura për shfrytëzim, ndërsa vetëm 10 për qind prej tyre që u analizuan kanë kërkuar pagesë për qasje. Si të tilla, shumë ueb faqe kanë taktika të ndryshme për të mbajtur në ueb faqen e tyre përdoruesin.

Disa përdorin taktika të skripteve për ta bërë më të vështirë që njerëzit të klikojnë për tu larguar nga faqja apo për të klikuar prapa në ueb faqen e mëhershme, disa ridrejtojnë përdoruesit në ueb faqe relevante kur ata klikojnë një link, në një tentim për të minuar burime të hyrash nga trafiku në vend të abonimit.

“Vizitorët po abuzohen sikurse të jenë bot të klikimit” tha Dr. Wondracek, hulumtues pranë ISSL. “Është konkurrencë e fuqishme. Secili po tenton të merr më shumë trafik se tjetri”.

Ekipi hulumtues ka vendosur edhe ueb faqe pornografike të tyre, dhe i ka ngarkuar ato me përmbajtje pa pagesë të prodhuara nga krijues të filmave për të rritur, dhe ka shpenzuar 108 pound për të aranzhuar që lidhjet të jenë përmes këtyre faqeve. Ajo ka analizuar sistemin operativ të kompjuterit dhe ueb shfletuesin e përdorur nga secili prej 49.000 vizitorëve, dhe ka gjetur se 20.000 ishin duke përdorur një kombinim shfletues dhe kompjuter që i lë ata të hapur për së paku një lëshim sigurie apo keqpërdorim.

Dr.Wondracek tha për BBC se megjithëse pak ueb faqe për të rritur po infektojnë vizitorët me malware dhe viruse, është vështirë që njerëzit të dallojnë faqet e mira dhe të këqija. Ai rekomandoi se njerëzit të sigurohen që kanë antivirus në hap me kohën se dhe kanë të ndezur veçorinë “shfletim të sigurt” në shfletuesin e tyre.

Ai ka parashikuar se 12 për qind e të gjitha ueb faqeve të botës ofrojnë përmbajtje pornografike në ndonjë formë dhe rreth 70 për qind e vizitorëve të tyre kanë moshë nën 24 vjeç.

Lajmet e fundit>