Lajmet

Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë përdor kompjuterat e vizitorëve për gërmimin e monedhave virtuale

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga institucioni në fjalë, ndërsa një gjë e tillë përbën një precedent të pa hasur më parë në Shqipëri, Kosovë apo edhe më gjërë. Faqja e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë përdor kompjuterat e vizitorëve për gërmimin e monedhave virtuale

Me rritjen e Bitcoin dhe monedha kriptografike në tërësi, biznesi i gërmimit të tyre, një proces që njihet edhe ndryshe si “mining” është kthyer mjaft fitimprurës.

Në muajt e fundit është vënë re një fenomen ku uebsajtet por shfrytëzojnë resurset harduerike të vizitorëve për të prodhuar monedha kriptografike.

Kështu sillet edhe uebsajti i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Një kronikë të Klan Kosova zbulon se dikush po shfrytëzon uebfaqen e këtij institucioni për të bërë para.

Sapo përdoruesit qasen në uebsajtin e Ministrisë, procesori i kompjuterëve të tyre vendoset në shërbim të maluerëve që gërmojnë monedha kriptografike.

“Pa dijeninë tonë ato, maluerët kriptografikë shfrytëzojnë procesorin e kartelën grafike për prodhimin e kriptovalutave,” shprehej eksperti i sigurisë kibernetike Atdhe Buja.

“Nuk dihet sesi ka ardhur infektimi por uebsajti i ministrisë mund të jetë viktimë por edhe akt i qëllishëm,” vijoi Ai.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga institucioni në fjalë, ndërsa një gjë e tillë përbën një precedent të pa hasur më parë në Shqipëri, Kosovë apo edhe më gjërë.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni kronikën e Klan Kosova. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>