Lajmet

Faqja e motorit të kërkimit Bing në iOS dhe Android iu nënshtruar një ridezenjimi masiv

Apr 13 2015
0 Shpërndarje
Faqja e motorit të kërkimit Bing në iOS dhe Android iu nënshtruar një ridezenjimi masiv

bing-homepageTë gjithë ju që përdorni motorin e kërkimit Bing por kurrë nuk ju ka pëlqyer pamja e kësaj faqe atëherë ju me siguri do ta mirprisni këtë lajm. Bing ka vendosur të ridizenjojë faqen kryesore në aplikacionet e saj për iOS dhe Android duke i ofruar përdoruesve një ndërfaqe të re interesante. Së bashku me pamjen e re Bing ka lehtësuar dhe përdorimin e një sërë opsionesh ekzistente.

Tanimë në faqen kryesore përfshihet një nëndarje “Popular Now”. Kjo nëndarje shfaq lajmet dhe historitë më popullore në ueb të cilat mund të jenë interesante bazuar në interesat apo vendodhjen tuaj. Një opsion i ri është dhe “Image of the Day Card” që ndryshon vazhdimisht sfondin në Bing. Më në fund ju mund të përdorni dhe opsionin “earn and explore” për të fituar kredite në Bing Reward nga të cilat mund të përfitoni dhe dhurata. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>