Lajmet

Faqja e re e Historisë së Llogarisë në Google ju ndihmon që të kontrolloni privatësinë tuaj

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Faqja e re e Historisë së Llogarisë në Google ju ndihmon që të kontrolloni privatësinë tuaj

qxbcjgg5sgsegdqmuxpjSiç mund ta dini tashmë, Google përcjell shumë aktivitete që i bëni online. Shumë nga këto aktivitete përmirësojnë rezultatet tuaja të kërkimit për të ju ndihmuar me Google Now. Faqja e përditësuar e Historisë së Llogarisë në Google tani iu mundëson të “ndaloni” ose të fshihni informacionet historike të Google për ju.

Account History i Google kombinon historinë e kërkimit, historinë e lokacionit, kërkimet në YouTube dhe historinë e shikimeve në YouTube në një vend të vetëm. Një veçori e re në këtë faqe është mundësia për ta “ndalur” historinë tuaj. Google Now përdor historinë tuaj për të sjell sugjerime të shkëlqyera, kështu që duke qenë në gjendje që t’i tregoni Google-it që t’ju injorojë se çfarë jeni duke bërë online përkohësisht ia mundëson Google Now-it që të nxjerrë përfundime më të mira.

Kjo veçori është pak ndryshe nga përdorimi i formës private. Ndalimi i historisë me Google ende ju mundëson që të mbani një histori në shfletuesin tuaj dhe të përdorni “cookies”. Në faqen Account History, ju po ashtu mund të largoni gjëra individuale nga historia juaj me Google – si një kërkim të cilin me siguri nuk do të donit që ta mbante në mend – pa e fshirë tërë Historinë e Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>