Siguri

Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima

Apr 11 2010
0 Shpërndarje
Faqja mashtruese në Facebook tërheq rreth 40.000 viktima

Ky është shembulli më i fundit i një trendi të ri dhe të dëmshëm në rrjetet sociale, ku mashtruesit që zakonisht janë tregtar online që kërkojnë të fitojnë përmes gjenerimit të trafikut të webit, kanë pushtuar Facebook-un me këto faqe të kartelave false dhuratë gjatë muajve të fundit.

Në fund të marsit, një kartelë e ngjashme Ikea në vlerë prej 1.000 dolarë mashtroi më shumë se 70.000 viktima, dhe gjithashtu në javën që shkoi një faqe tjetër mashtruese në Facebook ofronte një certifikatë dhuratë në vlerë prej 500 dollarë për “Whole Foods”, mashtroi përdorues tjerë të shumtë.

Mashtrimi i ditës së premte ka kapur më shumë se 37.000 përdorues, duke u ofruar atyre një certifikatë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë në shkëmbim për promovimin e Ikea-së tek miqtë e tyre. Në atë kohë, faqja ishte duke fituar adhurues të rinj me një shkallë prej 5.000 në orë. Sipas faqes, promovimi i ofruar vlen vetëm për një ditë.

Për të marrë pjesë, përdoruesit duhet të bëhen adhurues të faqes false të Ikea-së, që hostohej Facebook dhe më pas të ftonin të gjithë miqtë e tyre për tu bërë adhurues. Ata më pas drejtohen tek një faqe anëtarësimi marketingu që postohet tek GiftDepotDirect.com, ku atyre u kërkohen informata personale si emri, adresa, data e lindjes dhe numri i telefonit.

Pas këtij hapi, viktimës i thuhet që të abonohet për dy oferta marketingu online, këto me faqe legjitime si Netflix dhe CreditReport.com, në mënyrë që të fitojnë kartën dhuratë.

Karta e premtuar në këto mashtrime asnjëherë nuk u duk. Në fakt, informatat personale të viktimave tani mund të shfrytëzohen vetëm për vjedhje të identitetit apo edhe më keq për të hakuar kompjuterin e tyre. “Pse njerëzit ofrojnë këto informata, nuk mund ta kuptojë, por ata e bëjnë këtë”, tha bashkë-themeluesja e faqes Scambusters, Audri Lanford në një intervistë gjatë të martës për Computerworld, para se të paraqitje faqja më e re mashtruese.

Më herët gjatë kësaj jave, zëdhënësi i Facebook Simon Axten tha se kartat false dhuratë janë një problem i vogël për Facebook, por ai nuk tha sa njerëz janë bërë adhurues të këtyre faqeve mashtruese. Facebook, në anën tjetër është duke zhvilluar një sistem të automatizuar për të larguar faqe, tha Axten. “Ne shpejtë largojmë grupet dhe faqet, madje edhe para se të shpërndajnë viruse”.

Lajmet e fundit>