Siguri

Faqja për rikthimin e fjalëkalimeve për PlayStation Network është në telashe

May 19 2011
0 Shpërndarje
Faqja për rikthimin e fjalëkalimeve për PlayStation Network është në telashe

E tëra që do të duhej të bënit ishte që të shkruani email adresën tuaj dhe datëlindjen, por pikërisht këto informacione ishin marrë nga sulmuesit. Pra, kjo do të thotë që sulmuesit do të mund të ndryshonin fjalëkalimet e përdoruesve në diçka që ata e dinin, apo jo?

Sony ka rrëzuar faqen dhe ka vendosur shprehjen: “Fatkeqësisht, kjo nënkupton që ata të cilët ende janë duke u munduar që ta ndërrojnë fjalëkalimin e tyre përgjatë PlayStation.com dhe Qriocity.com nuk do të jenë në gjendje që ta bëjnë këtë gjë për një kohë.” Kush e di se sa gjatë faqja PSN do të jetë e mbyllur. Ndoshta është koha për t’u munduar në krijimin e një email adrese vetëm për PlayStation dhe një fjalëkalim të ri, që nuk e përdorni diku tjetër./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>