Biznes

Faraday Future ballafaqohet një test kritik me makinën e re elektrike

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Faraday Future ballafaqohet një test kritik me makinën e re elektrike

Koha po mbaron për planet ambicioze të Faraday Future të pushtimit të industrisë Amerikane të automobilave dhe sfidur Tesla Motors. Startupi u përball me një test kritik në konferencën CES 2017 ku prezantoi makinën e parë terësisht elektrike gati për prodhim në 2018-tën.

Vitin e kaluar Faraday bëri goxha shfaqje në CES 2016 duke prezantuar dizajne makinash që vinin nga e ardhmja së bashku me planet për të ndërtuar një fabrikë 1 miliard dollarëshe në Nevada.

Këto lajme u ndoqën nga një skepticizëm pas largimit të ekzekutivëve të Faraday dhe rënies së investimeve. Kompania prezantoi në CES një makinë sportive me katër dyer e quajtur FF91. Ekzekutivët e Faraday thanë se makina përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 2.39 sekonda, pak të qindta më shpejt sesa Tesla.

Por gjatë prezantimit të makinës u vu re mungesa e një individi, Marco Mattiacci, shefi i përgjithshëm i markës dhe komercialitetit emri i të cilit ishte në axhendë. Ai dha dorëheqjen nga kompania raportojnë burime të besueshme.

Mattiacci ka drejtuar Ferrari-in në Amerikën e Veriut dhe ishte një prej 8 ekzekutivëve të lartë që u larguan nga kompania. Të adhur nga prodhues të shquar të automobilave, ekzekutivët thuhet se kanë patur kundërshti me drejtimin të Faraday kishte ndërmarrë.

Tashmë Faraday i bashkohet turmës së startupeve që kërkojnë të ndjekin të njëjtin rrugëtim me atë të Tesla. Muajin e kaluar startupi i Luginës së Silikonit Lucid Motor prezantoi makinën elektrike e cila do të kushtojë afro 160,000 dollar.

Gjatë prezantimit në CES, Faraday demostroi aftësitë vetëdrejtuese të makinës në parkim. Ndërsa reporterët patën mundësi të provojnë prototipet e domostruara, ata nuk patën shansin të provojnë aftësitë vetëdrejtuese të makinës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>