Softuer

FarmVille edhe në iPhone e iPod Touch

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
FarmVille edhe në iPhone e iPod Touch

Me diku rreth 75 milion përdorues prej se është lansuar e deri më sot, aplikacioni pa pagesë FarmVille u kërkon përdoruesve, që thjeshtë të krijojnë ferma virtuale, dhe të bashkëpunojnë me miq gjatë këtij procesi.

Zynga ka zhvilluar aplikacionin për Facebook, që së fundi gjithashtu ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Zynga, por ka gjithashtu edhe një marrëveshje me Yahoo.

Zynga ka theksuar se veçoritë speciale do të shfrytëzojnë avantazhin e iPhone. “Duke lëvizur gishtin apo duke prekur dy herë ekranin për të ofruar dhe larguar pamjen, lojtarët mund të shikojnë fermat e tyre, të korrin dhe të ngasin traktorë” tha kompania.

“Përdoruesit e iPhone do të paralajmërohen kur mbjelljet e tyre janë gati për tu korrur. Përveç kësaj, lojtarët e tanishëm të FarmVille mund të përkujdesën për fermën e tyre dhe të vazhdojnë të luajnë në çfarëdo kohe apo vendi gjatë ditës”.

Përveç kësaj, përdoruesit e iPhone gjithashtu mund të blejnë gjëra speciale virtuale, duke pëfshirë edhe leopard apo fidane të mollëve të bardha.

Zynga ka theksuar se ka plane për të avancuar grafikën në iPhone, e gjithashtu është duke shikuar mundësitë për të shfrytëzuar multitasking në produktet e ardhshme. FarmVille do të ofrohet përmes App Store.

Lajmet e fundit>