Lajmet

Favorites Widget shton kontaktet favorite në ekranin Today të iOS 8

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Favorites Widget shton kontaktet favorite në ekranin Today të iOS 8

irkvttzasulvpr7ukgyniOS: Siç edhe është treguar, iOS 8 përfundimisht na e dha mundësinë që të bëjmë shtimin e mjeteve në ekranet tona “Today”. Ky mjet “Favorites” shfaq kontaktet e juaja favorite në ekranin tuaj Today për t’i thirrur më lehtë dhe më shpejt.

Derisa iOS 8 ju lejon të prekni dy herë butonin Home për ta parë një listë të kontakteve të fundit, kjo nuk është gjë e njëjtë si mundësia e qasjes së shpejt tek kontaktet e parapëlqyera dhe shumë njerëz preferojnë që ta ndalin tërësisht veçorinë e prekjes së dyfishtë.

Favorites Widget ju lejon që të shtoni kontaktet tuaja të parapëlqyera, e po ashtu edhe grupe dhe ju ndihmon që të kontrolloni emrat që shfaqen (emrat e plotë ose vetëm inicialet për të kursyer hapësirë). Versioni pa pagesë ju ndihmon në paraqitjen deri të katër kontakteve, por ju mund të vendosni edhe kontakte të tjera nëse paguani 0.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOSiOS 8
Lajmet e fundit>