Siguri

FBI arreston një tjetër “anëtarë” të LulzSec

Sep 23 2011
0 Shpërndarje
FBI arreston një tjetër “anëtarë” të LulzSec

Cody Kretsinger, 23 nga Phoneix, është arrestuar dhe paditur me akuzën se ka ndihmuar LulzSec në sulmin kundër serverëve të Sony mes datës 27 maj dhe 2 qershor. Grupi i hakerëve ka arritur të dëmtojë të dhëna personale të më shumë se një milion konsumatorëve të Sonym të cilat më pas grupi i ka postuar online.

Gjithashtu të enjten FBI ka arrestuar dy të tjerë të dyshuar si të ndërlidhur me grupin e hakerëve Anonyomous për të cilët lidhet akuza se kanë ndihmuar në sulmin ndaj një ueb faqeje shtetërore në Kaliforni. 

Arrestimet janë ngjarjet më të fundit që kanë shënuar hetimet e autoriteteve për të thyer grupin e hakerëve që kanë ekspozuar lëshime të mëdha të sigurisë në sisteme qeveritare dhe të korporatave. Në korrik, autoritetet kanë arrestuar 14 të dyshuar si anëtarë të Anonymous nën akuzën se kanë kontribuar në dëmtimin e ueb faqes së PayPal për katër ditë, pasi kjo e fundit pati stopuar llogaritë e Wikileaks’it.

Autoritetet kanë shtuar se Kretsigner, i njohur si “recursion” besohet të ketë qenë anëtarë apo ish anëtarë i LulzSec, që ka marr përsipër sulmin ndaj faqes së PBS. Ai është paditur për konspiracion dhe qasje të paautorizuar në një kompjuterë të mbrojtur. Sipas FBI ai thuhet të ketë përdorur Proxy server për të maskuar IP’n e kompjuterit të tij, dhe më pas ka marrë informacionet prej rrjetit të Sony duke shfrytëzuar injektim SQL – një teknikë e përdorur nga hakerët për të zbuluar lëshime dhe për të vjedhur informacione. Padia vazhdon më tej duke shtuar se Kretsinger ka fshirë hard diskun e kompjuterit që ka sulmuar në mënyrë që të evitojë hetimet nga forcat ligjore.

Nëse ai shpallet fajtor nga ana e gjykatës atëherë ai mund të dënohet me deri në 15 vite burg. /pcworladlbanian

Lajmet e fundit>