Lajmet

FBI-ja përdori teknikat e hakerëve për të spiunuar një të dyshuar

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
FBI-ja përdori teknikat e hakerëve për të spiunuar një të dyshuar

Hakerët keqdashës zakonisht përdorin e-maile mashtrues për të joshur viktimat e mundshme në klikim të një lidhjeje që mund të duket e padëmshme, por në fakt instalon sulmin keqdashës në kompjuterët e tyre, duke iu mundësuar sulmuesve për të spiunuar viktimat.

Por FBI është duke e përdorur të njëjtën teknikë në hetimet e veta, sipas Washington Post, kjo është mënyra se si kjo agjenci policore ka provuar të ndjekë një të dyshuar i cili kërcënonte me shpërthim të bombave, që konfirmon që agjencitë federale janë duke u mbështetur në truqet e hakerëve për të luftuar krimin.

Skuadra e hakerëve elitë e FBI-së ka krijuar një pjesë të posaçme të softuerëve keqdashës, ose sulmeve keqdashëse, që do të instalonte në një kompjuter të dyshuar kur ai kyçet në llogarinë e tij në Yahoo. Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Post, një gjykatë në Colorado autorizoi byronë që ta përdorë sulmin keqdashës.

Sulmi ishte dizajnuar posaçërisht për të marrë informacione të caktuara nga kompjuteri i të dyshuarit tek FBI-ja, duke përfshirë të dhënat për lokacion dhe uebfaqet e vizituara. Për më tepër, kjo ia mundëson FBI-së që të spiunojë një të dyshuar përgjatë kamerës së tij edhe pa u lëshuar drita.

Kjo nuk është hera e parë që FBI është raportuar se ka përdorur sulme keqdashëse dhe truqe të tjera të hakerëve për të ndjekur kriminelët e dyshuar. Në muajin gusht, ishte zbuluar që FBI përdor vegla të ndërlikuara hakimi. Chris Soghoian, që është teknologu kryesor në Unionin e të Drejtave Civile Amerikane, zbuloi këtë pas hulumtimit të LinkedIn, ku kontraktuesit e FBI-së hapur reklamuan shërbimet e tyre të hakimit për byronë.

Përdorimi nga FBI i këtyre teknikave ka nxitur kritika që ato mund të ishin shumë të bezdisshme dhe mbase edhe të jashtëligjshme. “Nuk ka pasur një debat në Kongres rreth futjes së FBI-së në biznesin e hakimit; nuk ka qenë ndonjë legjislacion që ia jep këtë fuqi; kjo thjesht ndodhi disi si nga asgjëja,” tha Soghoian në konferencën e hakimit Def Con këtë verë.

Sipas Wall Street Journal, kjo praktikë ishte evidente në një rast të ngjashëm më herët këtë vit në të cilin një gjykatë nga Teksasi refuzoi të nënshkruajë një kërkesë për leje nga FBI-ja për të instaluar një sulm keqdashës që do të mund të nxirrte të dhëna nga laptopi i një të dyshuari dhe të marrë fotografi duke përdorur kamerën e tij.

“Është koha për një diskutim të vërtetë rreth e asaj se cilat rregulla duhet të jenë,” tha në Twitter një avokat i privatësisë dhe shprehjes së lirë dhe drejtor i politikave në Institutin e Teknologjisë së Hapur të Fondacionit të Amerikës së re, Kevin Bankston.

Në rastin e të dyshuarit për bombë, i identifikuar si “Mo”, sulmi keqdashës nuk punoi siç ishte synuar, por zbuloi që Mo në fakt jeton në Teheran, ku ai është i sigurt nga arrestimi nga FBI-ja, ndonëse nuk është arritur ky informacion nga mjetet e hakimit. (PCWorld Albanian)

fbi-malware

Tags >

haker
Lajmet e fundit>