Lajmet

FBI kërkon që bankat të japin të dhëna si një taktikë për të luftuar sulmet kibernetike

May 19 2013
0 Shpërndarje
FBI kërkon që bankat të japin të dhëna si një taktikë për të luftuar sulmet kibernetike

FBI është raportuar që ka informuar ekzekutivët e bankave për një valë të sulmeve kibernetike që kanë sulmuar industrinë që nga vera e kaluar si pjesë e një politike të re të dizajnuar për të rritur bashkëpunimin mes shtetit dhe sektorit privat.

Sipas komenteve të bëra në një ngjarje në Reuters nga një ndihmës drejtor ekzekutiv i FBI-së, Richard McFeely, Byroja kishte bërë shumë video-konferenca me shumë drejtues të bankave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë prillit për t’iu kërkuar që t’i shpërndajnë të dhënat për sulmet me të cilat mund të ballafaqohen.

Në të kaluarën, organizata ka kryer hetimet e veta pa mbajtur të informuar firmat viktima, në këtë rast bankat. Për pjesën e tyre, shumë organizata nga sektori privat ishin ende ngurruese që të ofrojnë të dhëna, mbase për shkak se ata panë pika të prekshme duke e bërë një gjë të tillë.

Pikërisht ajo që McFeely tha për shefat e bankave për sulmet është ende konfidenciale. Ai refuzoi që të tregojë origjinën e tyre, por burime të afërta me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më parë në mënyrë private kishin akuzuar Iranin si mbështetës prapa tyre si pjesë e një lufte kibernetike që mbase mund të përfaqësojë shpagimin për sulmet nga SHBA-ja kundër Iranit me armë kibernetike si Stuxnet, që nga viti 2007.

Sulmi keqdashës thuhet që është përfshirë në sulmet e fundit, ndonëse dëshmia më e qartë ka qenë vala e sulmeve të mëdha dhe të ndërlikuara në kohë reale DDoS që qëllonin uebfaqet e bankave.

Këto filluan verën e kaluar dhe kanë thumbuarnë intervale me një intensitet më të madh gjatë muajit janar. Një fushatë publike e këtyre sulmeve mund të jetë grupi i hakerëve Izz ad-Din al-Qassam Cyber Fighters që duket si gjysmë Anonymous Iranian dhe gjysma si një ushtri e shtetit iranian.

Sa i përket akuzave drejt Iranit, ky shtet ka bërë mohimin e akuzave që programi nuklear ende është nën sulme që nga periudha e post-Stuxnetit. (PCWorld Albanian)

banka

Tags >

malware
Lajmet e fundit>