Siguri

FBI në ndjekje të anëtarëve të Anonymous

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
FBI në ndjekje të anëtarëve të Anonymous

All Things Digital ka arritur të marrë informacione prej disa policëve të përfshirë në këto aksione dhe sipas tyre deri tek këto hetime dhe kontrollime ka ardhur si rezultat i shfaqjes së IP adresave të dyshimta, por deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë në Nju Jork. 

Agjentë në Kaliforni në anën tjetër kanë bërë disa arrestime megjithëse nuk kanë bërë të ditur identitetin e tyre. Fox News raportoi se FBI ka bërë arrestime të ndërlidhura me këto  hetime edhe në Florida dhe Nju Jeresy, dhe disa njerëz janë arrestuar në këtë operacion që siç duket po merr masa kombëtare. 

Hetimet janë të ndërlidhura në veçanti me sulmet DoS që janë bërë në fund të vitit të kalaur dhe në fillim të këtij viti kundrejt disa kompanive në SHBA. Sulmet ishin bërë si shprehje simpatie ndaj Wikileaks, që kishte filluar me shpalosjen e dokumentacioneve sekrete të ndërlidhura me rrjetin diplomatik amerikan. Në mesin viktimave ishte edhe Visa, kompania që merret me kredit kartela.

Sigurisht jeni në dijeni se grupi në fjalë së fundi është rritur pasi ka absorbuar një grup tejtër të hakerëve të quajtur LulzSec,  të cilët kanë sulmuar kompaninë Sony si reagim ndaj masave ligjore që kjo kompani mori kundër një personi që hapi sistemin e sigurisë në konzolën argëtuese Playstation.

Arrestime të mëhershme të anëtarëve të Anonymous janë raportuar më parë edhe në Britani të Madhe, në Turqi dhe Spanjë.

Lajmet e fundit>