Lajmet

FBI nën presion për koston e zhbllokimit të iPhone të atentatorit të San Bernardinos

Feb 21 2017
0 Shpërndarje
Tre organizata mediatike kanë kërkuar nga një gjykatë Amerikane të detyrojë autoritet të zbulojnë shumën e paguar për teknologjinë e cila zhbllokoi iPhone e përdorur nga atentatori i San Bernardinos. FBI nën presion për koston e zhbllokimit të iPhone të atentatorit të San Bernardinos Photo Source: Reuters

Në padinë drejtuar gjykatës, organizatat thanë se nuk ekzistonte një arsye e fortë pse FBI duhet të mbajë të fshehur këtë informacion. Ata shtuan se informacioni nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Associated Press, Vice Media dhe Gannet, kompania mëmë e USA Today, janë organizatat të cilat kërkojnë më shumë informacion rreth ngjarjes.

FBI-ja ka zgjedhur të mos publikojë emrin e firmës apo grupit të hakerave të cilët i erdhën në ndihmë në zhbllokimin e iPhone të Syed Rizwan Farook.

FBI-ja ishte përpjekur për muaj me radhë të shmangte fjalëkalimin e iPhone 5C por pa rezultat. Në rrethana të zakonshme, 10 fjalëkalime të shkruara gabim në iPhone dhe çdo gjë brenda tij fshihet automatikisht.

Në Shkurt Byroja Federale kërkoi ndihmën e Apple ku kjo e fundit refuzoi. Një gjykatë Amerikane lëshoi një urdhër që detyronte Apple të mbështeste FBI-në.

Sipas disa spekulimeve, FBI-ja ka paguar afro 1,3 milion dollar për të zhbllokuar iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>