Lajmet

FBI paralajmëron bizneset amerikane për sulme kibernetike, fajëson Bejing

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
FBI paralajmëron bizneset amerikane për sulme kibernetike, fajëson Bejing

Vehicles drive on flyovers during the evening rush hour in central ShanghaiByroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara ka lajmëruar se hakerat kanë filluar të sulmojnë firmat amerikane. Ata mendojnë se janë hakerat e qeverisë kineze.

Gjatë një konference FBI njohu publikun, kryesisht bizneset, me mënyrat dhe veglat që përdoren në sulme të tilla me qëllim që firmat të dinë si të mbrohen dhe gjithashtu i ftoi të kontaktojnë me autoritet nëqoftëse ata besojnë se janë hakuar.

Ka shumë të ngjarë që këto sulme vijnë nga një grup hakerash i qeverise kineze të cilët shpesh herë ndërmarrin veprime të tilla për të vjedhur informacione të rëndësishme nga bizneset dhe autoritetet amerikane.

FBI madje ka publikuar një dokument ku përshkruhet dhe paraqitet informacion i plotë rreth kësaj çështjeje. Dokumenti tashmë është në zotërim të Reuters. Ndërkohë ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate duke u shprehur se FBI nuk mund të ndërtojë akuza të pabaza. (PC World Albanian)

Tags >

FBI
Lajmet e fundit>