Siguri

FBI po heton rastin e NBC’s

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
FBI po heton rastin e NBC’s

Në këto momente, FBI është duke mbledhur informacione por nuk ka ofruar ndonjë detaj para medieve. Cicërimet false janë shfaqur në llogarinë e NBC vetëm pak ditë para dhjetëvjetorit të 11 shtatorit, përkatësisht të sulmeve të vitit 2001, dhe gjatë një periudhe kur është rritur në nivele të larta siguria në Nju Jork si rrjedhojë e frikës për sulme të reja. 

“Lajm i ri! Ground Zero sapo është sulmuar. Aeroplani 5736 është rrëzuar në zonën e kullave binjake, dhe dyshohet të jetë marrë nën kontroll nga grupe terroriste, do të sjellim tjera informacione” u tha në cicërimën e parë. “Fluturimi 4782 nuk po përgjigjet, dyshohet për vjedhje. Një aeroplan sapo ka goditur Ground Zero” u tha në një cicërim tjetër. Por më pas NBC cicëroi se llogaria e tyre është hakuar nga një grup që e quan vetën “The Script Kiddies”.

Më vonë gjatë asaj dite kompania cicëroi: “Llogaria jonë është nën kontroll. Kërkojmë falje për shkaktimin e frikës. Ne vlerësojmë besimin tuaj”. NBC gjithashtu falënderoji cicëruesit që shpërndan fjalën e jo informacionin.

Kjo nuk është hera e parë që The Script Kiddies kanë marr nën kontroll llogarinë në Twitter të një agjencioni lajmesh. Në korrik, grupi mori përsipër marrjen e llogarisë së @foxnewspolitics dhe për vendosjen e cicërimës se Obama është vrarë në Iowa. /pcworldalbanian 

Lajmet e fundit>