Siguri

FBI stopon punën e botnetit Coreflood

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
FBI stopon punën e botnetit Coreflood

Një botnet siç e dini është një rrjet i kompjuterëve të infektuar (bot) që mund të kontrollohen prej së largu nga sulmues të caktuar, për qëllime të dëmshme. Coreflood lejon që kompjuterët e prekur me Windows të qasen nga sulmuesit, duke iu mundësuar atyre të vjedhin të dhëna personale të ndjeshme dhe informata financiare, në mënyrë që të vjedhin fonde.

“Botnetët dhe cyber-kriminelët që i implementojnë ata, dëmtojnë sigurinë e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe varshmërinë e shtetit në infrastrukturën informative” tha Shawn Henry, Asistent-Drejtor Ekzekutiv i Divizionit Për Krime, Cyber-Krime, Reagime dhe Shërbime të FBI-së, pranë departamentit të drejtësisë në SHBA. “Këto veprime për të ndaluar kërcënimin e shkaktuar nga Coreflood janë të parat e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe reflektojnë përkushtimin tonë për të qenë kreativ dhe proaktiv në bërjen e internetit një vend më të sigurt”.

Dave Marcus, pranë McAfee Labs që është në rolin e drejtorit hulumtues dhe për komunikime, theksoi për PCWorld se cyber-kriminelët prapa Coreflood kanë krijuar makina të të hollave me këtë botnet. Marcus tha se është vështirë të parashikohet sesa të holla ka gjenruar botneti, por ka gjasa të bëhet fjalë për dhjetëra milionë, dhe se askush nuk mund ta mohojë se kjo shumë mund të arrijë deri në 100 milion dollarë.

Ky është sulmi tjetër i radhës kundër cyber-kriminelëve, pasi që më parë Waledac ishte stopuar në shkurt të vitit 2010, pastaj Bredolab në nëntor të vitit të kaluar, etj. Rustock një tjetër botnet ishte stopuar në mars të vitit 2011. Por pavarësisht kësaj ka ende shumë botnet aktiv dhe të cilët duhet sfiduar nga organet kompetente. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>