Siguri

FBI heton sulmin e hakerëve tek Citigroup

Dec 23 2009
0 Shpërndarje
FBI heton sulmin e hakerëve tek Citigroup

Duke cituar zyrtarë anonim të qeverisë, Journal ka raportuar se hakerët ishin të lidhur me një cyber-bandë Ruse. Dy sisteme kompjuterike tjera ose së paku një prej sistemeve të lidhura ma agjencinë qeveritare të SHBA-së, gjithashtu ishin caqe të sulmit.

Ndërsa përfaqësuesit e Citigroup, u kundërshtuan fuqishëm raportin se FBI është duke hetuar rreth thyerjes së sistemeve të kësaj banke, që ka rezultuar me humbjen e miliona dollarëve. “Nuk ka pasur thyerje e as që ka pasur humbje” u shprehën ata.

Journal ka raportuar se sulmi në degën Citibank të Citigroup është hetuar në verë të këtij viti, megjithëse supozohet se ky sulm mund të ketë ndodhur një vit më parë. FBI, NSA dhe Departamenti i Sigurisë Shtetërore si dhe Citigroup janë duke punuar së bashku për të hetuar sulmin.

Krimi përmes internetit është një çështje serioze shqetësuese për biznese dhe qeveritë federale, e këtë e vërteton edhe deklarata e Presidentit Barack Obama i cili e quan si një prej “sfidave më serioze ekonomike dhe të sigurisë nacionale me të cilën po përballen sot”.

Të martën, Obama ka paralajmëruar emërimin e Howard A. Schmidt, një ish ekzekutiv të eBay dhe Microsoft, si koordinator të cyber-sigurisë së qeverisë.

Lajmet e fundit>