Siguri

FBI nuk e mbyll dot faqen Blogetery

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
FBI nuk e mbyll dot faqen Blogetery

Shërbimi u mbyll muajin e kaluar pasi FBI pohoi se po shfrytëzohet nga terroristet e Al-Qaedes për distribucion të materialeve rekrutuese, për ndihmë në krijimin e bombave, dhe listë të emrave të personave në shënjestër nga organizatat për atentat. Kjo nuk ishte e mjaftueshme te frikësoje Alexander Yusupov, operatorin e Blogetery, i cili për kundër të gjithave e ktheu atë sërish online.

Burst.net, kompani qe i mundësonte qasje ne internet operatorit Blogetery, ne fillim tha se Blogetery do të mbyllet për shkak të kërkesave nga forcat ligjore amerikane. Mirëpo, Burst.net më vonë deklaroi se Blogetery është mbyllur për shkak të shkeljes së kushteve të përdorimit. Yusupov tha për CNET të dielën se Burst.net ia ktheu atij te gjitha te dhënat e përdoruesve. Ai shtoi se e ka pyetur Burst.net nëse dokumentet e Al-Qaedes janë fshire, por reprezentuesit nuk ia dhanë këtë informacion.

Prej atëherë, Yusupov, i cili nuk është akuzuar asnjëherë nga autoritet për shkelje të ligjit, gjeti një server te ri dhe lansoi Blogetery me 10 Gusht. Ai tha se shërbimi është më i shpejtë, ka me pak spam blogje dhe kesaj radhe mundësohet edhe backup. “Po, kjo eshte çka mësova prej kësaj,” tha Yusupov. “Duhet të bëhet shumë më shpesh backup.” /pcworld.al

Lajmet e fundit>