Siguri

FBI paraqet raporte që shpalosin koston pas një sulmi hakerësh

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
FBI paraqet raporte që shpalosin koston pas një sulmi hakerësh

Në vitin 2005 Google po luftonte me një krimb të quajtur Santy, një softuer i dëmshëm që shkaktonte që kompjuterët e infektuar anembanë botës të vendosin në mënyrë automatike të dhëna për kërkim dhe në këtë mënyrë mbingarkonin këtë kompani. FBI përmes një raporti të botuar në fund të vitit 2005, të cilin e ka marrë New York Times përmes Freedom Information Act Request, ka thënë se sulmi ka ngadalësuar performancën e motorit kërkues. Për 12 deri në 18 muaj, Google ka thënë se ka qenë e prekur nga variante të ndryshme të krimbit, i cili ka përdorur lëshimet në ueb faqe përmes një vrime të sigurisë në PHP Bulletin Board.  Tentimet e Google për t ë ndalur krimbin kishin pasoja për shkak se filtronin rezultatet, madje edhe ato legjitime.

Më pas sipas raportit të FBI, Google përkushtoi një ekip të tërë inxhinierësh për të luftuar në këtë betejë. Parashikimet preliminare thonë se kompania ka humbur orë të tëra pune dhe të hyra deri në 500,000 dollarë.

Një vit më herët, Google humbi rreth 100,000 dollarë nga një virus MyDoom, i cili shkaktonte që motori kërkues i Google të ngadalësohej apo të mos funksiononte për orë të tëra. Sipas dokumenteve të hetimit të FBI gjatë hetimit të kodit të softuerit të përdorur nga krimbi Ssanty, inxhinierët e Google arritën të gjejnë një person përgjegjës për sulmin. Aty ishte një kod që përmbante një Gmail adresë për një kontakt teknik të cilën FBI tha se i përkiste krijuesit të atij varianti. E-mail adresa dhe punonjësit e Google që kanë folur me FBI, nuk janë më të pranishëm në raport.

Disa vite më vonë, Google ka pasur një zemër të ndryshuar dhe më 31 janar 2006, FBI ka thënë se departamenti ligjor i kompanisë i Google nuk është më i interesuar të bëjë hetimet të mëtutjeshme. Google natyrisht u rimëkëmb nga sulmi dhe vazhdoi rritjen e saj rapide. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>