Lajmet

FCC fillon procedurat e kërkimit dhe testimit për rrjetin 5G në SHBA

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
FCC fillon procedurat e kërkimit dhe testimit për rrjetin 5G në SHBA

Ne ende mund të mos kemi përjetuar shpejtësinë 4G, por Federal Communications Commission (FCC) është duke proceduar të sjellë eksperiencën 5G. Këshilli qeveritar i komunikimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka votuar në mënyrë anonime fillimin e kërkimeve për aksesin e një frekuence me spektër më të lartë se 24 GHz.

fcc-broadband-restrictions

Por cilat janë përfitimet? Lidhje interneti Gigabit ,të cilat nuk përballohen nga versionet më të përhapura të momentit pra 3G, pak a shumë si ato që testoi kompania Samsung. Besohet se duke përdorur këto “valë milimetrike” do krijohet mundësia e një bandwidth-i më të madh për njerëzit dhe pajisjet e ndryshme. Gjithsesi këto vale punojnë vetëm në distanca të vogla si dhe duhet që pajisjet të jenë pa pengesa mes tyre. Por FCC do që pikërisht këto probleme ti rregullojë. Ky votim na tregon të gjithëve se themeli është duke u hedhur dhe se kërkimet po fillojnë. Për momentin të gjithë janë duke shprehur parashikimet e tyre se kur kjo teknologji do të jetë gati dhe disa madje parashikojnë vitin 2020.

Tags >

55FCC
Lajmet e fundit>