Biznes

FCC me plan për të ardhmen e rrjetit në SHBA

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
FCC me plan për të ardhmen e rrjetit në SHBA

Plani, që sipas të gjitha gjasave do t’i prezantohet Kongresit gjatë ditës së martë, është prezantuar në faqen e parë të së përditshmes amerikane New York Times.

Më parë është dëgjuar se FCC ka një vizion për një Plan Nacional Broadband dhe tani duket se shtytja e gjatë para drejt implementimit është gati për të filluar.

Plani i Komisionit Federal të Komunikimit (FCC) përfshin një llojllojshmëri të masave për të siguruar forcën e infrastrukturës së internetit të shtetit amerikan gjatë dekadës së ardhshme, duke përfshirë nënkontraktimin e kompanive që zgjerojnë rrjetet në zona rurale dhe zhvillojnë një set-top box universale për të transmetuar TV kabllor dhe qasje në internet.

E tërë kjo tingëllon mjaft bukur, por kjo nuk do të jetë aq lehtë pasi që kompanitë si Comcast dhe AT&T nuk do të dorëzohen pa luftuar, dhe padyshim që do të tentojnë që të mbajnë nën kontroll territorin e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, FCC lëshoi testin e saj online të shpejtësisë, duke inkurajuar përdoruesit që të raportojnë rezultatet dhe të mbajnë nën kontroll ISP-të e tyre.

Ndoshta nuk mund të quhet lëvizje diplomatike, por duket se Komisioni e ka kuptuar se jo secili dëshiron të mbetet një mik, përderisa ata po servojnë një propozim ambicioz.

Lajmet e fundit>