Blog

Fedora, gjithnjë në krah të lirisë softuerike

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Fedora, gjithnjë në krah të lirisë softuerike

Misioni i Fedora-së është të paraprijë në udhëheqjen e  avancimit të softuerit dhe materialit të lirë dhe të hapur,  që janë tri elemente kryesore që dallojnë projektin Fedora. Fedora gjithmonë përpiqet të jetë lider, e jo të përcjell, Fedora vazhdimisht kërkon të krijoj, përmirësoj dhe të shpërndaj kod dhe material të lirë (sikur liria), dhe Fedora gjithmonë arrin sukses përmes veprimit të përbashkët nga ana e shumë njerëzve që bëjnë pjesë në komunitet.

E lirisht mund të thuhet me plot kuptimin e fjalës se Fedora është shumë më shumë se veç një Softuer. Është një komunitet i kontribuuesve anembanë botës, duke përfshirë vullnetarë dhe punëtorë te Red Hat, që punojnë së bashku të zhvillojnë interesin e përbashkët për Lëvizje të Lirë Kulturore. Çdo kush është i ftuar t’i bashkëngjitet projektit pa marrë parasysh aftësive. Fedora ka një vend për ty në komunitetin e saj! Komuniteti i Fedora përfshin Inxhinier të softuerit, Artistë, Administrator të sistemeve, Dizajnerë të ueb faqeve, shkrimtarë dhe përkthyes, ku të gjithë prej të cilëve do të gëzoheshin t’ju ndihmonin për të filluar.

Ne besojmë se të gjithë kontribuuesit duhet të jenë të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Me krijimin e një mjedisi për kontribut konstruktiv, ne mund të mund të bëjmë punë më efikase dhe të suksesshme dhe të sfidojmë ide të ndryshme për të gjetur zgjidhjet më të mira për avancim, gjersa jemi duke ndërtuar madhësinë, diversitetin, dhe forcën e komunitetit tonë.

Fedora është qendër për zbulim në softuer të lirë dhe të hapur, dhe krijon një komunitet me kontribuues të lloj-llojshëm si zhvillues, dokumentues, artistë, administrues sistemesh dhe entuziast të tjerë te lirisë softuerike, ku vijnë së bashku të zhvillojnë një ekosistem për përfitimin e të gjithëve. Komuniteti kontribuon në çdo gjë që ndërton përsëri në softuer të lirë dhe të hapur dhe vazhdon të bëj përparime të një rëndësie të madhe të një komuniteti të gjerë, siç dëshmohet nga bashkëpunimi i rregullt dhe i shpejtë nga karakteristikat e tij në shpërndarjet e tjera Linux. Pavarësisht cilën shpërndarje përdorni, ju jeni duke u mbështetur nga kodet e zhvilluara në kuadër të Projektit Fedora.

Fedora gjithmonë përpiqet të bëj më të mirën, dhe të siguroj vetëm softuer të lirë dhe të hapur. Ajo do të luftoj për të mbrojtur dhe për të nxitur zgjidhjet që çdokush mund të përdor dhe rishpërndaj me të tjerët. Për këtë qëllim, Fedora përdor vetëm softuer të lirë dhe të hapur për të zhvilluar infrastrukturën.

Me këtë në mendje, të gjithë zhvilluesit janë të përqendruar në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e zhvillimit në rrjedhën e sipërme, në mënyrë të gjithë mund të përfitojnë nga puna e jonë dhe për të marrë qasje në ndryshimet tona sa më shpejt të jetë e mundur. Një tjetër ndryshim i habitshëm te  Fedora është qëllimi i saj për të fuqizuar të tjerët të ndjekin vizionin e tyre për atë që një sistem operativ i lirë duhet të jetë. Fedora tani më formon bazën për shpërndarjen e Red Hat Enterprise, One Laptop Per Child etj.

Shpërndarja apo distrobucioni FEDORA është sistem operativ i bazuar në GNU/Linux që i mundëson përdoruesve të shijojnë më të rejat softuerike në botën e lirë! Në një formë stabile, sigurt dhe të lehtë për tu përdorur, është shumë i lehtë shkarkimi i Fedora, vetëm shkoni tek http://fedoraproject.org/get-fedora dhe shkarkoni një imazh .ISO të cilin më pas e incizoni në një CD,  dhe më pas startoni kompjuterin bashkë me CD-në në të.

Për më shumë vizitoni: http://fedoraproject.org

(Artikulli origjinal është publikuar në www.openworld.al)

Lajmet e fundit>